Eni Shehu: Arbana shtrigë, të nxinte jetën!
Eni Shehu, i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ka folur për marrëdhënien e tij me Arbana Osmanin, duke thë...
A ju ka ndodhur ndonjëherë të mundoheni të shtypi karrocën në supermarket drejt ushqimeve të shëndetshem dhe në mënyrë ta pavullnetshme ju përfundoni si gjithmonë para raftit të çokollatave, biskotave e patatinave dhe sigurisht që nuk mund të largojhëni pa marrë të paktën 3 gjëra nga ato rafte??? Të bësh pazar nuk është aq e lehtë sa e mendoni. Nga shtëpia keni bërë ndoshta një listë, por shumë rrallë ju blini vetëm gjërat që ju nevojiten. Për të bërë blerje sa më efikase dhe ç’është më e rëndësishmja të bëni blerje të shëndetshme Living do t’ju japë disa këshilla.
Këshilla 1: Shmangni korridoret që e dini mjaft mirë se çfarë ushqimesh ka aty. Nëse doni të blini perime, fruta, nuk keni pse bëni xhiro me karrocë nëpër supermarket por shkoni menjëherë tek vend i duhur
Këshilla 2: Hani para se të shkoni në dyqan
Kjo mund të duket qesharake, por është një këshillë mjaft e vlefshme. Nëse ju shkoni të blini me barkun bosh të jeni të sigurtë që gjysma e gjërave do i fusni në karrocë prej nepsit e jo se ju duhen në shtëpi.
Këshilla 3: Hani mollë para
Kjo shpjegohet se duke ngrënë diçka të shëndetshme para pazarit, ju do të blini ushqime të shëndetshme në dyqan.
Këshilla 4: Bëni një listë
Kur ju jeni në shtëpi, bëni një listë të asaj që ju dëshironi të blini. Kjo do të ju mbajë të fokusuar në atë që ju duhet vërtetë. Kjo ju ndihmon të bleni ushqime të shëndetshme dhe ju kursen kohë!
Këshillë 5: Bëni një plan vakt
Mundohuni të bëni një plan ditor apo javor të asaj çfarë do konsumoni. Nëse planifikoni ushqimin tuaj para kohe, ju nuk do të bleni ushqime të panevojshme.
Këshilla 6: Lexoni etiketat
Mos lejoni 'natyrale' apo 'organik' t'ju mashtrojnë. Vetëm për shkak se paketa thotë 'organike', 'natyrore' ose 'të shëndetshme' nuk do të thotë me të vërtetë ashtu . Gjithmonë kontrolloni përmbajtjen. Për të bërë zgjedhjen e duhur nuk shikohet vetëm çmimi.
Këshilla 7: Blini sipas sezonit. Frutat dhe perimet në sezonin nuk janë vetëm të lira, por zakonisht edhe më të mira për t’u ngrënë.
Këshillë 8: Kontrollo datën e skadencës
E fundit në renditje, por jo më pak e rëndësishme gjithmonë kontrolloni datën e skadencës.
Eni Shehu, i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ka folur për marrëdhënien e tij me Arbana Osmanin, duke thë...
Historia e një italiani që kaloi nëntë muaj duke jetuar në një aeroport mund të tingëllojë paksa si komploti i fi...
Ka disa hapa shumë të thjeshtë për të pastruar syzet apo ekranin e celularit në mënyrën e duhur, nuk është n...