Ish asistentja e paditi për ngacmim seksual, reagon Vin Diesel
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Kur mendojmë për një vilë në bregdet, na shfaqen para sysh mobilie minimaliste, me stil të thjeshtë, të punuara me materiale të lehta e të freskëta. Por jo gjithmonë ndodh kështu. Të zotët e kësaj shtëpie, në këtë oazë, çlodhen dhe gjejnë ngrohtësi gjatë gjithë muajve të vitit. Zonja është kujdesur deri në imtësi për arredimin e vilës. Ajo ka arritur të sjellë gjithë rehatinë, luksin dhe elegancën e qytetit në një vend ku syri sheh vetëm gjelbërim dhe det.
Hijeshia e vilës bie në sy që në pamjen e jashtme. Ka një gjeometri të pastër, të punuar me pllaka guri, me fasadë xhami, duke respektuar dritën për të shijuar diellin. Pemët shtatlarta ndihmojnë që në dritaret e mëdha të depërtojnë rreze aq sa duhet, duke shmangur ngrohjen e tepërt.
Vila është dykatëshe dhe zë një sipërfaqe prej 300 metra katrorë. Secili kat është arreduar sipas stilit neoklasik, por nuk mungojnë elementët e stilit barok, që i japin më shumë fisnikëri ambientit. Në këtë shtëpi, në Gjirin e Lalzit, kalojnë kohë jo vetëm katër familjarët, por edhe miqtë e tyre, të cilët i vizitojnë për fundjava apo më gjatë. E kuruar në çdo detaj, kjo shtëpi i fal qetësi dhe rehati kujtdo që e kalon kohën aty. Për muret, tavanet dhe mobiliet janë zgjedhur nuancat e çelëta, të qeta e të ëmbla të kremit, për të qenë sa më pranë ndriçimit natyral të dritës së diellit. Për mobilimin, e zonja e shtëpisë ka bashkëpunuar me kompaninë “TOP LINE”.
Ambienti i ndenjjes
Salloni ka trajtë drejtkëndore. Në të janë përdorur materiale që të falin një ndjesi rustike. Stili neoklasik del në pah nga mobiliet e rënda e të ngrohta. Ky ambient përbëhet nga dy kënde të rëndësishme: këndi i oxhakut, i cili është monumental dhe i punuar me mermer solid dhe këndi i tavolinës, që shërben për dreka apo darka të rëndësishme me familjarë e miq. Të njëjtin stil ka edhe këndi i argëtimit apo ai në të cilin pihet kafeja ose çaji. Tapiceria është ngjyrë kremi me motive lulesh.
Perdet dhe lulet
Cilësia dhe bukuria e materialeve të zgjedhura nga zonja e shtëpisë ndihen kur prek perdet dhe jastëkët. Ato dhe lulet i japin ngjyrë ambientit. Këto janë detaje sa të vogla, aq edhe të rëndësishme, të gjitha të propozuara nga “Dolce Casa”. Perdet vijnë në linja të rregullta dhe e bëjnë shtëpinë më madhështore. Ato i japin peshën që kërkon dimrit nëpërmjet kadifes blu të errët, ndërsa në verë rëndësi merr pjesa e lehtë e perdes në të njëjtin tonalitet të kremit të mobilieve, e cila nëpërmjet mekanizmit të lehtë të ofron mundësinë të shohësh mrekullinë përtej xhamave. Në dhomat e gjumit është zgjedhur i njëjti material dhe stil, por vajzat romantike të shtëpisë kanë parapëlqyer materialin kadife në ngjyrë vishnje. Ndërsa në kuzhinë janë zgjedhur perde me material mëndafshi në një tonalitet pastel të blusë së çelët.
Kuzhina
Kuzhina zë një sipërfaqe të madhe të shtëpisë. Ajo është shumëfunksionale dhe ka orendi të fjalës së fundit të teknologjisë, të vendosura në formë të njëtrajtshme me detaje neoklasike. Ky ambient është konceptuar si kënd ndenjeje, gatimi dhe ngrënieje.
Dhomat e gjumit
Dhomat e gjumit gjenden në katin e dytë të vilës. Të katra ato janë konceptuar sipas stilit minisuitë, me të gjitha komoditetet. Në dhomën e gjumit të çiftit është edhe këndi i ndenjjes dhe biblioteka, të cilat janë bërë enkas për zonjën e shtëpisë. Në çdo mur të shtëpisë janë vendosur piktura që të ngjallin shumë emocione. Ato gjenden në çdo ambient dhe japin gjallëri e bukuri.
Mobilie dhe aksesorë me stil për ambientin jashtë shtëpisë
Ambienti jashtë shtëpisë, veranda dhe kopshti, i cili është rreth 3000 metra katrorë, të ftojnë të shijosh ajrin e freskët të detit që bashkohet me aromën e pishave dhe të pemëve të tjera mesdhetare me pamje nga deti Adriatik. Kur u projektua, zonja e shtëpisë vendosi që pemët ekzistuese të mos prekeshin. Ato ishin përcaktuese të gjithçkaje që u realizua këtu. Krahas tyre u mbollën pemë të reja limoni, mandarina, ullinj e të tjera. Ky është një kopsht klasik me plot gjelbërim. Tryezat përbëhen nga material druri masiv dhe hekur rezistent ndaj faktorëve atmosferikë, ndërsa ambienti është gjallëruar me shumë shije me aksesorë të “Dolce Casa”. Në kopshtin përbri pemës së ullirit, e zonja e shtëpisë ka krijuar një kënd të gëzueshëm që ofron një lloj intimiteti prej “separesë”. Nga e gjithë gama e aksesorëve që gjenden në “Dolce Casa” për këtë sezon, ajo ka zgjedhur stilin “vintage” të 1800-ës. Tavolina dhe dy karriget, me dru rezistent ndaj kushteve atmosferike, janë në ngjyrën blumarinë. Në to, ajo ka vendosur shilte me detaje lulesh. Materiali i drurit kombinohet këndshëm me materialin e hekurit që gjendet te kafazi i shpendëve dhe mbajtësja e qirinjve. Këto elemente së bashku me pamjen përpara, me zhurmën e valëve të detit e fëshfërimën e gjetheve të ofrojnë gjithçka për t’u qetësuar në një fundjavë.
Aromë Indie Në verandë, të zotët e shtëpisë kalojnë mjaft kohë me njëri-tjetrin apo me miqtë. Ky ambient sjell artin e Indonezisë deri në detaje. Është punuar me bambu të lyer në mënyrë natyrale, ndërsa në të dallohen lehtësisht edhe nyjat. Lidhjet e tryezës janë me fije nga kallami i bambusë. I njëjti material është përdorur edhe te shporta e madhe e mbushur me luledielli. Pjesë e dekorit të këndit janë dy orizore me motive lulesh të pikturuara. Një vepër arti tjetër është në komodinën e kuqe. Jo vetëm sepse të krijon ndjesinë e mobilies antike, por veshja tradicionale në të e përkufizon të gjithë këndin e shkëputur nga “Aromë Indie”.
Nga: Brunilda Lahe
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...