Pjata kryesore 18 Prill 2015

Cilat janë ushqimet më të shëndetshme për vaktin e mëngjesit?

Pjata kryesore

mngjg
Manaferra
Një filxhan manaferrash përmban 8 g fibra (dy herë më shumë sesa ka në një filxhan luleshtrydhesh). Pse janë kaq të mira fibrat? Sipas hulumtimeve të fundit, duhet të hamë më shumë mjedra për të parandaluar shtimin në peshë ose edhe për të rënë në peshë.
Qull tërshëre
Tërshëra ju ndihmon të bini në peshë në dy mënyra. E para, ajo përmban fibra dhe ju krijon ndjesinë e ngopjes për një kohë të gjatë. E dyta, sipas një studimi në “Journal of Nutrition”, thuhet se konsumimi i një mëngjesi me karbohidrate, siç është tërshëra, tri orë para ushtrimeve fizike mund të ndihmojnë në djegien e yndyrave.

Kos
Kosi është një prej tyre! Një arsye tjetër për të ngrënë kos: proteinat që përmban ai mund t’ju ndihmojnë të dobësoheni. Nëse doni të hani diçka të ëmbël për mëngjes, shtoni disa fruta të freskëta, për shembull, mjedër.
Vezë
Vezët kanë proteina të cilat janë të domosdoshme për personat që mbajnë dietë. Krahasuar me karbohidratet dhe yndyrën, me proteinat që merren përmes vezës do të ndiheni të ngopur. Sipas një studimi, ata që hanin vezë në mëngjes, ndiheshin të ngopur gjatë ditës dhe humbnin dy herë më shumë në peshë sesa personat që merrnin të njëjtën sasi kalorish nga një bagel (lloj panineje e mbushur) për mëngjes.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor