Shtepia 16 Prill 2015

EXPO SUD ITALIA

Shtepia

exposud
Një nismë organizuar nga ICE Agjencia Tiranë në bashkëpunim me Zyrën Ndërsektoriale dhe Projektet e Mëdha Ndërkombëtare të selisë qendrore në Romë, e cila bën pjesë në “Piano Expo Sud” për Rajonet e Konvergjencës (Campania, Calabria, Puglia e Sicilia), për të favorizuar ndërkombëtarizimin e NVM dhe promovimin e produkteve italiane në botë.

 

Aktiviteti ka synuar të rrisë mundësitë tregtare për kompanitë e Rajoneve të Jugut të Italisë në një treg interesant si Shqipëria për afërsinë gjeografike e lidhjet ekonomike-kulturore.

 

12 shoqëri të seleksionuara me prejardhje nga Campania, Puglia e Sicilia kanë ekspozuar produktet e tyre në sektorët e veshjeve (meshkuj, femra dhe fëmijë), pizhame, kostume banjo, bizhuteri, artikuj për shtëpi dhe ndriçimim pranë qendrave tregtare COIN dhe TEG në Tiranë.

espo

Përsa i përket në veçanti ambjenteve për shtëpi, 4 shoqëri kanë paraqitur prodhimet e tyre më të mira:
AREA ARREDAMEN TI
SRL (www.areaarredamenti.net): projekton dhe realizon arredime për ambjente të brendshme, duke ofruar mnjë shërbim të plotë të interior design, që nis nga faza konceptuale deri në ekzekutimin e projektit. Përpunon zgjidhje krijuese unike në vlerën e tyre estetike dhe në përgjigje të nevojave të klientit. Materialet, ngjyrat dhe finiturat janë fryt i kërkimit dhe studimit. Teknikat artizanale të realizimit kombinohen në mënyrë të përkryer me punimet e automatizuara të makinerive me kontroll numerik, duke maksimizuar cilësinë e produkteve.
EUROLUCE LAMPADARI
SRL (www.eurolucelampadari.it): krijuar në vitin 1999, shoqëria prodhon llambadarë dhe llampa në stil klasik, me varëse Swarovski dhe elemente të çmuara kristali, made in Italy. Ndërmarrja ka tre objektiva kryesorë: shërbimi ndaj klientit, produkte me cilësi të lartë, pasion për “Made in Italy”.
GRUPPO TESSILE AD
SRL (www.gruppotessilead.it): punon në botën e tekstileve për hoteleri që nga viti 1920 duke iu kushtuar kryesisht arredimit të tryezës. Ndërmarrja investon shumë në kërkimin e produkteve novatore, në fakt kohët e fundit ka hedhur në treg “SERIE NATURALE”, mbulesa tryeze të realizuara në pambuk e poliestër por me efekt krejtësisht opak. Cilësia shumë e lartë e gjithë prodhimit, e bashkuar me kërkimin e detajit, design dhe novacion, përfaqësojnë vlerat historike që Gruppo tessile AD bashkëndan me klientin që do ta bëjë të vetme dhe ekskluzive çdo mise en place!
SCULTURE ARTISTICHE MAES TRO DOMENICO PINTO
(www.ceramichepinto.it): Vepër arti komplekse dhe e rafinuar e realizuar krejtësisht me dorë në laboratorin e mjeshtrit të qeramikës Domenico Pinto. Të përdorur si fenerë për brenda dhe jashtë, përbëjnë një orendi elegante e të rafinuar për banesat tuaja, por mund të jetë edhe një dhuratë ekskluzive dhe shumë e çmuar.

 

Adresa: AGJENCIA ICE TIRANA, Rruga Ismail Qemali, Pallati Gener 2 (1° piano) / 1000, Tiranë, Shqipëri
E-mail: [email protected]
Tel: (003554) 2251051 / 2251036
Fax: (003554) 2251034

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor