Shtepia 14 Prill 2015

Ide të thjeshta e origjinale për një shtëpi më mikpritëse!

Shtepia

mik
Krijoni një kënd që uron mirseardhjen për miqtë në shtëpi!


Këtë mund ta thoni me fjalë por edhe me një buqetë lulesh nga të preferuarat e personit që do tu vijë për vizitë. Vendosini në një vazo të vogël në një tryezë të ulët.

Parashikoni pyetjen:- Ku e mban…? Pranë këndit ku do të qëndroni vendosni një tavolinë ku ti keni ujë e larmi pijesh pranë. Ndoshta mund të miksoni dicka aty për aty. Vendosni pranë pijen që do të shërbeni, mund të jetë lëng frutash apo kokteil dhe sigurohuni që gota e mysafirit të jetë gjithmonë e mbushur.

Nëse është kohë e bukur, lërini dritaret hapur dhe ajri i freskët pranveror të hyjë në shtëpi. Nëse fryn shumë e rë në vende strategjike vendosni qirinj aromatikë. Do të krijoni efektin sikur jetoni në një vilë në Toskanë.

Bëni një përshtypje të parë të këndshme! Hyrja e shtëpisë është e rëndësishme, aty nuk duhet të keni defekte apo parregullsi. Mund të vendosni edhe një kurorë të plotë me lule apo degë peme.

Disa gjëra lërini të duken si rastësore psh jastëkë me dizenjo të cilëve mund tu jepni edhe funksion në moment të caktuara. Një kënd duhet të këtë varëse origjinale ku mund të vendosni kapele apo xhaketën e mikut që sapo u erdhi në shtëpi!

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor