Shtepia 13 Prill 2015

Pierre Cardin - Me një showroom të ri tek ish-blloku

Shtepia

 pirrr

Ne femrat jemi pak kapriçoze kur bëhet fjalë për vendimet e mëdha. Megjithëse vitet kalojnë, nuk reshtim së besuari në dashuritë me shikim të parë, të cilat mbahen mend gjatë. Ky nuk është vetëm rasti im, por i shumë vajzave dhe grave që e duan të bukurën, rehatinë dhe emocionin maksimal. Ai vend është si një ishull paqeje, ku gjejnë prehje stilet e gjithsecilit. Jetëgjatësia e një marrëdhënie të tillë është thjeshtë dhe vetëm magjike.  Ndodh jo rrallë që mobilimi i një shtëpie na shkakton stres: dilemat se ku mund të marrim tapete cilësorë, dyshekë të rehatshëm dhe mobilie elegante, janë një prej etapave më sfilitëse. Por për mua, jo! Dhe a e dini pse?
Sepse Pierre Cardin Home, me “showroom”-in e ri në bllok, tanimë është jo vetëm më afër shijeve të klientëve, por edhe fizikisht më pranë tyre. Arredimi me Pierre Cardin bëhet kështu, një nga gjërat që dashuron më së shumti, kjo jo për faktin se jam trajnuar arredim, por se në Pierre Cardin Home gjen gjithçka që do.


Ndaj për të kompletuar një shtëpi duhen detaje që përveçse bëjnë diferencën, kanë edhe një stil të pazakontë, një ndërthurje të neoklasikes me modernen, që e bënë ambientin e shtëpisë më shik e elegant. Cilido që ka ëndërruar të ketë në shtëpi gjërat më të veçanta, në Pierre Cardin Home mund t’i realizojë dëshirat 100%, dhe jo vetëm për dyshekë, mobilie e tapete, po edhe në elementët pak më imtim si çarçafë, robdëshambër, peshqirë etj. Gjithçka e arreduar me firmën Pierre Cardin, tregon jo vetëm finesë në përzgjedhje por edhe komoditet në përditshmëri. Sepse gjithçka që mund të gjesh atje, plotëson një pjesë të karakterit personal. Zakonisht, ku bëhet fjalë për investime të këtyre përmasave, siç është mobilimi i shtëpisë, njerëzit zgjedhin marka të afirmuar, siç është edhe origjina Pierre Cardin.


Mobiliet Pierre Cardin janë dizajnuar nga stilistët më në zë të kësaj fushe, duke i bërë ato unike, ku gjithsecili gjen vetveten, me rehatinë që të fal kjo firmë. Për shembull, mobiliet kanë tetë shtresa llaku dhe boja që është përdorur është ekologjike. Në stil neoklasik e me cilësi maksimale, mobiliet Pierre Cardin janë vërtetë jetëgjata. E nëse kalojmë në detaje të tjera, që sërish mbeten të rëndësishme dhe luajnë një rol thelbësor në mënyrën se si duket dhoma e ndenjes ose e gjumit, pikërisht tapetet, ku në Pierre Cardin, nuk mungon larmia në dizajn, material dhe formë.

 


Tapetet Pierre Cardin janë endur me material leshi, mëndafshi dhe akriliku. Ata kanë një dëndësi maksimale dhe dizajnë unike. Ajo që e bënë më të veçantë zgjedhjen time e të çdo kujt që ka provuar këto tapete është mbrojtja e trefishtë që ato kanë; antibakteriale, antimykotike, dhe nati-insekt, duke mbrojtur këtë mbrojtje deri në 30 larje. Është vërtetë një zgjedhje fantastikedhe e shëndetshme për të gjithë familjen. Pa harruar faktin se Pierre Cardin janë të vetmit që janë çertikikuar nga laboratori EKOTEX (laborator që merret me certifikimet e tekstileve). Në “showroom”-in e Pierre Cardin Home mund të gjeni punime dore unike, me material natyral, që vijnë nga Lindja e Mesme, si Afganistani, Irani e Turqia, duke përfaqësuar kështu kulturën e këtyre vendeve.

 

Përdorimi i mëndafshit mbretëror dhe dizajnëve florale, të kujton filmat perandorakë a imperialistë me pallate mbretërore, ku gjithçka ishte e kuruar më së miri. Por më së shumti, ku bëhet fjalë për këto tapete, më pëlqen fakti se kanë punuar një sërë personash, duke bërë një punë nga 2 deri në 7-vjecare dhe kjo vihet re edhe nga dendësia e tyre, me mbi 2 milion nyje për katror. Megjithatë, në dyqanin e rikonstruktuar në bllok, gjen edhe tendencat e vitit 2015, punimet Patchwork (që nga anglishtja do të thotë “arna”). Këto janë pjesët më të mira të tapeteve të vjetër, ku pasi janë lyer e janë qepur në mënyrë artizanale, kanë formuar një punim dore unik. Ndërsa ai element që përkëdhel çdo klient, është “Collectible”, gama e punimeve të dorës, ku vetëm një tapet i tillë realizohet në të gjithë botën dhe të jepet mundësia që atë ta kesh pikërisht ti si një thesar.

 

Megjithatë, nëse bëni një vizitë në “showroom”-in e ri të Pierre Cardin Home, do të gjeni edhe aksesorë të tjerë, të cilët mund t’i mungojnë shtëpisë suaj të re, ose të zëvendësoni ata të vjetrit: duke filluar që nga carcafët, robdëshambërit, peshqirët, jastëkët Memory dhe Lateks e deri te jorganët dhe jastëkët me pupla pate. Ndërkohë mund të gjeni edhe formulën e vërtetë për një gjumë të rehatshëm dhe përrallor. Sepse dyshekët Pierre Cardin ruajnë qarkullimin e ajrit duke parandaluar djersitjen. Janë dyshekë pa susta, të padeforumeshëm, dhe me garanci 12-vjeçare. Elementët e tjerë me të cilët do të dashuroheni edhe ju janë ambalazhimi me vakuum i cili mundëson që kontaktin e parë dysheku ta ketë me konsumatorin, pëlhurat e përdorura janë antialergjike, antibakteriale dhe të certifikuara nga EKOTEX. Ndaj gjithçka që i mungon shtëpisë suaj, eg jeni në Pierre Cardin Home, tashmë në “showroom”-in e ri pranë zonës së ish-bllokut.

 

Adresa 1: Autostrada Tiranë - Durrës, km. 12, Tiranë, Shqipëri

Adresa 2: Rr. Sami Frasheri, ish-blloku, Tiranë, Shqipëri

 

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor