Familja 28 Mars 2015

Humbja e te dy prindërve ne moshen 7 vjecare

Familja

10929153 833497220029700 4258002451046777780 n 1 1 1
Po ju drejtohem ju staf i Living, pasi kisha nevoje te shkruaja diku, per te nxjerre kete boshllek qe nuk ma mbush asnje gje ne bote. Une qe po ju shkruaj jam nje vajze mosha 18 vjeç dhe kam lindur dhe jam rritur ne Tirane deri ne moshen 9 vjeç. Por me pas u largova nga Tirana. Jetoj me xhaxhain ne nje periferi te nje qyteti te zhvilluar nga ana ekonomike te Shqiperise. Me mungon shume Tirana edhe pse une ne asnje moment nuk kam i kam humbur kontaktet shpirterore me te. Aty kam kujtimet me te bukura nga prinderit e mi qe i humba ne nje aksident automobilistik diku afer Himares. Isha shume e vogel per ta perceptuar ne menyre me te thelle, humbjen e tyre. Ishte nje dite shume fatkeqe dhe tragjedi per familjen tone, u mbyll dera e shtepise sone per jete. Shkonim per pushime ne Himare çdo vit me prinderit. E pelqenim shume ate bregdet sidomos prinderit e mi. Ata shkonin edhe para se te vija une ne jete, ka qene si te thuash “strofull” e dashurise se tyre. E donin shume njeri¬tjetrin, dhe nga dashuria e madhe qe kishin me njeri¬tjetrin u krijova edhe une. Por kujt ia merret mendja qe ai vend do t’iu merrte jeten. Ate dite pasi kishim shkuar edhe tek gjyshi edhe gjyshja hengrem dreken dhe nga pasditja u nisemi per ne Himare. Sikur e ndienin qe do te dilnin per here te fundit, per te mos ardhur me ne ate shtepi. Rruga ishte shume e bukur dhe magjepsese qe fillon qe nga Vlora dhe deri ne Sarande. Diku afer kthesave te forta te Himares i kerkoj nenes sime per te pire uje. Ajo nuk po e hapte dot shishen dhe ia jep babait per ta hapur, ne ato moment babit i bie tapi i shishes poshte kembeve dhe ul koken. Harron per nje moment qe ishte ne timon dhe i del makina nga jashte kontrolli. Ishte shume vone per ta kontrolluar ate. Makina devijon nga rruga dhe bie ne humnere, nena ime i bertet babit. Mos? Çfare na bere? Çdo here, qe kujtoj ate moment me mbushen syte me lot. Mami me jep çelesat e shtepise ne dore dhe me hedhe ne nje gemushe me bime per te me shpetuar. Une vetem qaja dhe kerkoja ndihme, por prinderit e mi rane gati 10 metra ne humnere. Nuk mbaje mend shume gjera me pas nga ai moment. Por kurre nuk mund te harroje prinderit e mi se si i humba para syve te mi. Me pas u mblodhen shume njerez, ku erdhen moren prinderit. Nena ime humbi jete gjate rruges qe po e çonin ne spital, kurse babi ra ne gjendje kome per shume kohe. Fjalet e fundit te mamit tim ishte, emri im dhe kerkonte babin. Amanet Silvin thoshte! Nenen e humba te paren, dhimbja ishte e pa pershkruar.. Ishte e tmerrshme akoma edhe sot nuk i kam harruar ato momente kur dolem nga rruga dhe u hodhem ne humnere. Babi im ndenji ne koma gati per 15 muaj dhe doktoret nuk kishin shpresa per te shpetuar. Une kisha shprese qe im ate do te ngrihej nje dite dhe nuk do te me ikte dhe ai te me linte te vetme si nena ime. Babi im ishte nje njeri shume energjik dhe me zemer shume te madhe. Burre i zgjuar dhe goxha i forte fizikisht. E shikoja se si dobesohej nga dita ne dite dhe shperfytyrohej. Po tretej dalengadale ne shtratin e Spitalit Ushtarak. U bene te gjitha perpjekjet per t’u shpetuar nga daja im dhe nga xhaxhallaret, por ishte e pamundur. Kur me pa mua qe isha gjalle leshoje lot nga syte. Tani kur e kujtoj, mbaje mend qe mori nje pamje tjeter ne fytyre. Ai u dorezua para semundjes, jo se ai nuk mund ta perballonte dot por kishte 1 vit qe priste nene ta shihte gjalle. E kerkonte me sy gjithandej neper dhome, por ishte e pamundur. Po ta kishte prane nenen, do ta kishte kaluar, por ai e ndiente qe ajo nuk ishte me. U bashkua me te sepse e donte shume. O Zot, mendoje me vete perse duhet te vdesin, dy persona kur duhen kaq shume me njeri¬tjetrin? Perse nuk mund te gezonin ate familje te bukur, qe ata e kishin krijuar me aq dashuri?! Perjetimi i nje femije kur shikon prinderit e tij te ikin per te mos u kthyer me kurre, eshte nje bote qe nuk e kupton kurre, nese nuk e ke perjetuar ate ndjesi. Njeriu per aq me teper, femija eshte nje qenie humane teper e brishte dhe e pafajshme, para ketij fenomeni dhe nuk mund te beje asgje, eshte kaq i pafuqishem. Une u ndjeva shume ne faj me vone dhe mendoja qe po mos te kisha kerkuar uje ne ato momente ata nuk do te kishin vdekur. Prinderit e mi do te ishin gjalle akoma. Gjithe dhimbja ime pas humbjes tyre, u kthye ne nje zemerim me veten. U bera shume femije e ndrojtur dhe shume njerez nuk me benin pershtypje kur me afroheshin dhe me mbanin afer. Isha shume e ftohte me te gjithe, ishin te rralle njerezit qe i doja afer. Pas vdekjes se tyre mua me mbajti gjyshja nga ana e mamit. Shtepia ishte plot me kujtime nga prinderit e mi. Une u ndjeva shume ne faj me vone dhe mendoja qe po mos te kisha kerkuar uje ne ato momente ata nuk do te kishin vdekur. Prinderit e mi do te ishin gjalle akoma. Gjithe dhimbja ime pas humbjes se tyre u kthye ne nje zemerim me veten. U bera shume femije e ndrojtur dhe shume njerez nuk me benin pershtypje kur me afroheshin dhe me mbanin afer. Isha shume e ftohte me te gjithe, ishin te rralle njerezit qe i doja afer. Pas vdekjes se tyre mua me mbajti gjyshja nga ana e mamit. Shtepia ishte plot me kujtime nga prinderit e mi. Me kujtohej çdo gje dhe tashme ajo shtepi ishte kthyer e ftohte dhe e acarte. Ishte shume bosh, kishte nje heshtje qe te vriste dhe te linte pa fjale. Me mungonin shume te dy, rrija me nenen dhe ajo me falte gjithe ngrohtesine e nje gjysheje. Çfare mund te jepte me shume nje gjyshe qe kishte marr nje plage shume te rende deri ne vdekje. Kishte humbur vajzen e vetme dhe kishte nje vajze te vogel jetime per te rritur. A do ta gjente dot force, per te kapercyer kete dhimbje kaq te madhe, gjyshja plake me thinjat mbi koke? A do ta permbushte dot deri ne fund amanetin e te bijes? Ajo qante shpesh, por fshehurazi meje, kur shkoja ta perqafoja shamine e kishte te lagur nga lotet. Ishte shume e brengosur per te me rritur mua, por zemra e saj e gjente forcen akoma per te me rritur mua. Fillonte dita e pare e shkolles dhe mua nuk do te me percillnin prinderit e mi. Nuk i kisha prezent! Nuk kisha deshire per te shkuar ne shkolle nuk doja qe femijet e tjere te me shihnin me nje sy “ndryshe”. Nuk doja qe une te isha ajo femija e diferencuar, apo te me shihnin me keqardhje, sepse nuk e kisha me mamin dhe babin. Gjyshja me shoqeronte kudo dhe ishte bere nje pjese e sherimit te plageve te mija. Ajo mundohej te me plotesonte te gjitha tekat dhe deshirat qe une kisha, si e si per te mos me munguar asgje. Pas prinderve te mi ajo ishte njeriu qe une u lidha shume dhe nuk beja dot pa te. Kisha mungesa psikologjike dhe shpirterore qe ajo si gjyshe e mençur i kompensonte me angazhime dhe veprimtari te ndryshme qe me çonte per t’u larguar nga ato imazhe qe me kane shoqeruar per disa kohe ne enderr. Me ndihme ekonomike nga daja qe kisha ne Amerike, gjyshja me çoi tek psikologu per disa seanca degjimin dhe bisedimi. Seancat tek psikologu me bene me aktive dhe me te perqendruar ne shkolle. U afrova pak me shume me shoqet dhe shoket e klases sepse isha nje femije i ndrydhur dhe shume i mbyllur. Mesuesja me mbante afer, ishte shume e dashur me mua dhe me krijonte afrimitet. Me kishte pike te dobet ne te gjithe klasen dhe ishte si ne nene e dyte per mua, ajo e këshilloi gjyshen per te me çuar tek psikologja. Por fati u tregua shume i ashper me mua. Isha ne klasen e katert dhe nje dite pasi u ktheva nga shkolla gjyshen nuk e gjeta me ne shtepi, ishin mbledhur shume njerez tek shtepia dhe nuk po kuptoja se çfare kishte ndodhur. Kishin ardhur kusherinj te mamit dhe te babit. Ate dite kishe qelluar qe kishte ardhur dhe xhaxhai me nusen e tij ne Tirane. Pyeta per gjyshen se ku ishte, se nuk po e shikoja dhe me thane qe ishte shtruar ne spital, sepse ishte semure nga zemra. Mua me genjyen, nuk me thane te verteten. Ajo vuante nga zemra, por gjendja e saj u perkeqesua edhe me shume pas tragjedise se familjes tone. Fillova te qaja dhe doja patjeter te shikoja gjyshen. Ajo kishte vdekur rruges kur po e çonin ne spital. E kuptova qe ajo kishte vdekur dhe iu thashe qe po me genjenin! Mire, mamin dhe babi qe me lane vetem, por gjyshja pse iku, iu thosha te tjereve? Njerezit e afert ne ato momente qe me degjuan mua nuk e mbajten dot te qare dhe ia plasen vajit. Filluan te me perqafonin, por une nuk doja. Ndjehesha shume, e lene vetem, e braktisur edhe pse ata njerez te aferm ishin aty. Ndjehesha dyfish jetime dhe pa te afert te zemres. U bera e akull ne komunikim me njerezit. Nuk pushoja se qari per dite me radhe, sikur me mungonte gjysma ime, me ate perjetimin tim prej femije. E kerkoja dhe e kerkoja dite pas dite gjyshen time por ishte e pamundur. Gjyshja ime tashme ishte bashkuar me prinderit e mi. Pas vdekjes te gjyshes sime duhet te ndryshoja shtepine, shkollen dhe shoqerine time, kjo e fundit nuk ishte ndonje problem per mua, sepse une isha nje tip i mbyllur dhe e kisha te veshtire te flisja me to. Shkova te jetoja tek xhaxhai im ne nje zone periferike te nje qyteti te madh dhe shume te zhvilluar nga ana ekonomike. Ishte shume e veshtire per mua te ambientohesha ne ate vend, ne krahasim me Tiranen sepse ishte fshat dhe ma veshtiresonte akoma dhe me shume jetesen atje dhe gjendjen time psikologjike. Asnje gje nuk me mbushte! Une isha si nje zog i vogel qe akoma nuk kisha mesuar te fluturoja! Xhaxhai dhe nusja e xhaxhait ishin shume njerez te dashur dhe punetore, nuk me linin gje manget. Me mbanin si te isha vajza e tyre, mire po une isha mesuar me shume teka dhe llastime nga prinderit e mi dhe e kisha te veshtire te shtrohesha aty. Bene çmos qe une te mos ndjeja mungesen e tyre, por kjo gje ishte e pamundur. Prinderit me kishin mesuar shume keq, por edhe gjyshja ime. Ushqimet e fshatit nuk me pelqenin shume, isha mesuar me gjera te gatshme dhe ushqime lokalesh. Me çuan ne nje shkolle private ne qytetin qe kishim afer. Ne shkollen ku vazhdoje aktualisht vitin e fundit te gjimnazit, sepse do te shkoje ne fakultet dhe do te rikthehem ne Tirane. Gjate gjithe ketyre viteve me ka munguar shume Tirana, rrugicat ku u rrita, parqet ku me nxirrnin gjithmone prinderit e mi. Pastiçerite ku dilnim gjithmone te tre, apo lokalet ku dilnim te hanim dreka. Me mungojne shume prinderit e mi. Ma besoni qe nuk ka boshllek me te madh ne jete se sa te jesh pa nene dhe babe, te jesh jetime!

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor