A do mbetemi pa çokollatë? Çmimi i kakaos arrin vlerën më të lartë në histori
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
Çfarë ju duhet që të keni sukses në mësimin e një gjuhe të huaj? Shumë veta, që ia kanë dalë mbanë, e vënë theksin te gjërat e mëposhtme:
● Motivacion. Ju duhet një nxitje, një arsye për të ndjekur synimin. Studentët që kanë motivacion të fortë në përgjithësi përparojnë më shumë.
● Përulësi. Mos prisni shumë nga vetja! Gabimet janë të pashmangshme, sidomos në fillim. Alisoni thotë: “Njerëzit do të qeshin, prandaj merreni me humor”. Valeria mendon kështu gjithashtu. “Jeni si një fëmijë që po mëson të ecë. Shpesh do të rrëzoheni, por duhet të ngriheni dhe të përpiqeni përsëri”.
● Durim. “Për mua, dy vitet e para ishin të vështira dhe nganjëherë mendoja ta lija fare”, pranon Davidi. Megjithatë, ai vazhdon: “Me kalimin e kohës bëhet më e lehtë”. Xhili ndihet po njësoj. “Nuk e mendon që ke bërë progres derisa hedh vështrimin pas”, thotë ajo.
● Praktikë. Një rutinë e rregullt ju ndihmon që me kalimin e kohës, ta flisni rrjedhshëm gjuhën e re. Përpiquni ta praktikoni çdo ditë, edhe sikur pak minuta. Siç thuhet në një tekst mësimor, “Pak dhe shpesh” është më mirë sesa “shumë, por rrallë”.
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Çiljeta ka dhënë më shumë detaje nga jeta e saj personale, ku dhe ka folur për fëmijët e saj. Këngëtarja ...