Dasmat 23 Tetor 2014

Zgjedhja e ëmbëlsirës në ditën e dasmës

Dasmat

Zgjedhja e ëmbëlsirës për ditën e dasmës tuaj është po aq e rëndësishme sa edhe zgjedhja e fustanit të nuses.

Ja disa këshilla të vlefshme për ju.

-Zgjidhni ëmbëlsirën gjashtë muaj përpara dasmës. Provojeni atë më parë dhe këshillohuni edhe me familjen .
-Në momentin e zgjedhjes së tortës kujdesuni edhe për përmasat e saj si edhe për ndarjen në porcione. Do të shmangnit një bezdi të madhe duke e bërë këtë zgjedhje që në fillim.
-Nuk ka asnjë ligj të shkruar që iu ndalon ju të ofroni 2 ëmbëlsirë në ditën e dasmës. Në fillim një ëmbëlsirë të lehtë dhe më vonë, gjatë mbrëmjes, një ëmbëlsirë të madhe. Një gjë e tillë do të vlerësohej shumë nga të ftuarit.
-Provoni të jeni original. Tradicionalisht, është nusja ajo që zgjedh ëmbëlsirën sipas shijeve të saj. Lërini të lira fantazinë dhe dëshirat tuaja. Nuk është e thënë që të përdorni tortat klasike të dasmave. Mund të zgjidhni një tortë amerikanë të kompozuar me shumë kate apo një kombinim ëmbëlsirash.
- shoqëroni daljen e ëmbëlsirës me disa efekte si: fishekzjarre, muzikë, hedhje lulesh. Asgjë nuk mund të jetë e tepërt për këtë moment kaq të rëndësishëm të darkës.
- Zgjidhni ëmbëlsirën në bazë të stinës në të cilën do të zhvilloni ceremoninë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor