Familja 7 Tetor 2014

Si të zgjedhim emrin e duhur për fëmijën tuaj?

Familja

Si do ta quani? Kjo është padyshim një nga pyetjet e para që i drejtohet një çifti që pret një fëmijë, por pas përgjigjes është një botë e tërë pasigurish dhe pavendosmërie.

Presione familjare por edhe sociale, diskutime, lista emrash, kompromise dhe kështu me radhë e me radhë. Arsyeja kryesore për kaq shumë pikëllime është se emri i zgjedhur për fëmijën që do ta shoqërojë atë gjatë gjithë jetës së tij, duke shtuar gjithashtu se janë prindërit të cilët kanë zgjedhur këtë emër për të.

 

Zakonisht emri i fëmijës zgjidhet, sepse i pëlqen prindërve ose sepse tingëllon bukur, ose sepse emri ka një kuptim të veçantë etj. Por për vendosjen e emrave përdoren edhe zakone e tradita të caktuara si për shembull vendosja e emrit të babait apo të gjyshit, vendosja e emrit në bazë fetare etj. ku zakonisht nuk merren parasysh pëlqimi ose jo i prindërve. Megjithatë kjo bazë në përzgjedhje ka filluar të zbehet. Por ka edhe nga ata të cilët duan që emri i fëmijës së tyre të jetë vërtet unik duke iu referuar emrave shumë të vjetër të cilët janë harruar apo emrave me natyrë gjeografike si emri i një liqeni, mali, etj.

 

Një dukuri e vënë re kohët e fundit është se çiftet e reja kanë filluar të imitojnë çiftet VIP të cilat për fëmijët e tyre vendosin emra të çuditshëm, duke nisur që nga emrat e markave të famshme të modës, personazheve të filmave vizatimorë ose në bazë të serialeve apo personazheve të momentit etj. Studimet e fundit kanë treguar se në  ditët e sotme përzgjedhja e emrave ndikohet shumë nga televizioni dhe shtypi. Asgjë që ka të bëjë me përzgjedhjet në bazë të shkallës së pasurisë, rendit social-politik etj. Çdo gjë rrotullohet rreth masmedias.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor