
Ju kanë bërë magji, ja si ta kuptoni
Që nga antikiteti njerëzit kanë hasur dukuri të cilat nuk i shpjegonin dot duke përdorur logjikën dhe një ndër to &eum...
Për vite me radhë ajo shihej si mbretëresha e pastërtisë, duke frymëzuar miliona njerëz në mbarë botën. Por pas lindjes së fëmijës së saj të tretë, duket se edhe Marie Kondo ka vendosur disa kufij.
Guruja japoneze me famë botërore thotë se shtëpia e saj është e çrregullt dhe se ka hequr dorë nga rregulli, pasi i duhet të kujdeset tashmë për 3 fëmijë.
“Kur lindi vajza ime e madhe, nuk ia falja dot vetes që nuk isha në gjendje ta menaxhoja jetën time si më parë. Pasi linda vajzën e dytë hoqa dorë totalisht nga perfeksioni. Ndërsa tani pas fëmijës së tretë mund të them se nuk kam më kohë për asgjë, aq më pak të rregulloj çdo ditë dhe kjo është shumë ok për mua,” thotë Kondo.
“Shtëpia ime është e çrregullt, por mënyra se si po e kaloj kohën me fëmijët e mi është mënyra e duhur për mua në këtë fazë të jetës sime,” tha 38-vjeçarja e cila më parë përpiqej të mbante një shtëpi të organizuar në mënyrë perfekte. Tani, ajo e ka kuptuar se çfarë është e rëndësishme për të.
“Tidying Up with Marie Kondo”, ishte seriali i Netflix që e bëri të njohur yllin japonez me në qendër pikërisht rregullin dhe pastërtinë e shtëpisë dhe ambientit përreth.
Që nga antikiteti njerëzit kanë hasur dukuri të cilat nuk i shpjegonin dot duke përdorur logjikën dhe një ndër to &eum...
Mesa duket gabimet e së shkuarës e gjejnë një mënyrë për të të përndjekur dhe vite më vonë. Princ...
Po kaloni netë pagjumë duke menduar për ish-in tuaj? Jeni duke kontrolluar vazhdimisht rrjetet sociale për të parë n&eum...