News / 25 Janar 2023, 14:43

Paris Hilton bëhet nënë për herë të parë, vjen në jetë djali nga një nënë surrogate

Paris Hilton bëhet nënë për herë të parë,

Paris Hilton është bërë nënë. Trashëgimtarja zbuloi se ajo dhe bashkëshorti Carter Rim mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku, një djalë përmes një surrogate. Duke postuar një foto të ëmbël në Instagram ku shihet duke mbajtur për dore të porsalindurin, ajo ka shkruar: “Të duam shumë”.

Hilton, 41, konfirmoi gjithashtu lajmin për People, duke thënë: “Ka qenë gjithmonë ëndrra ime të bëhesha nënë dhe jam shumë e lumtur që Carter dhe unë e gjetëm njëri-tjetrin. Jemi shumë të emocionuar që fillojmë familjen tonë së bashku dhe zemrat tona janë plot dashuri për djalin tonë të vogël”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Paris Hilton (@parishilton)

Paris, nuk zbuloi se kur erdhi në jetë fëmija apo emrin e tij. Në dhjetor, Paris Hilton foli me gjëegjëza në Instagram: “Kam një sekret që do të heqë internetin. Diçka po vjen..."

Paris dhe Carter u martuan në nëntor 2021 dhe kanë qenë të hapur për planet e tyre për të bërë IVF për të krijuar një familje

Horoskop