Aktualitet 28 Nëntor 2022

Kriza e shëndetit mendor në Evropë, ky është vendi që përdor më shumë ilaçe kundër depresionit

Aktualitet

Konsumi global i barnave kundër depresionit është rritur në mënyrë dramatike në dy dekadat e fundit, me evropianët konsumatorët më të mëdhenj.

Përdorimi i ilaçeve kundër depresionit është rritur me gati dy herë e gjysmë nga viti 2000 në 2020 në 18 vende evropiane, sipas të dhënave të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).

Të dhënat e OECD tregojnë gjithashtu një rritje dramatike të ankthit dhe depresionit gjatë pandemisë COVID-19. Republika Çeke regjistroi rritjen më të lartë me 577 për qind, ndërsa u rrit vetëm me 38 për qind në Francë.

Me 304 për qind u rrit në Portugali, 256 për qind në Mbretërinë e Bashkuar, 208 për qind në Spanjë dhe 200 për qind në Gjermani në të njëjtën periudhë./Burimi: ©Panorama.al

 

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor