Aktualitet 25 Nëntor 2022

A do të aplikohet fasha 800 kWh për muajin dhjetor? Ja vendimi për çmimin e energjisë

Aktualitet

Fasha 800 kWh për orë nuk do të aplikohet as në muajin nëntor për çmimin e energjisë për konsumatorët familjarë.Lajmi është bërë me dije nga zëvendësministri i Energjetikës Ilir Bejtja.

Sipas tij deri tani situata duket optimale dhe nuk ndihet nevoja për të blerë energji nga vendet e tjera.

“Fasha do të hyjë në fuqi vetëm nëse jemi në kushte importi të thelluar. Import i thelluar është mbi 40% me çmime tejet të larta. Së shpejti, në fund të janarit, futet në punë edhe TEC-i në Vlorë, me 100 mega. Nëse vijojmë me të njëjtën situatë reshjesh, situata është mëse optimale dhe nuk kemi arsye ta aplikojmë fashën 800. Kjo fashë ka karakter edukativ. Në 1 dhjetor nuk hyn në fuqi fasha”, tha zv/ministri.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor