Dasmat 28 Qershor 2014

Martesë masive në Korenë e Jugut

Dasmat

Dy mijë çifte nga 54 shtete të ndryshme të botës janë kurorëzuar në martesë në një ceremoni masive të mbajtur nga Kisha e Unifikimit në Korenë e Jugut.

Ceremonia e veçantë është mbajtur në një stadium të qytetit Gapjeong, 75 kilometra larg kryeqytetit Seul. Themeluesi i kishës, Sun Miung Mun dhe bashkëshortja e tij kanë bekuar çiftet në martesë. Ata shpërndanë ujë të bekuar mbi të gjitha çiftet dhe i deklaruan ata burrë e grua. Pas kësaj dhe shkëmbimit të unazave, çiftet e porsamartuara i dhuruan puthje e përqafime njëri-tjetrit. Kisha e Unifikimit e konsideron gadishullin Korean si një vend të shenjtë. Sipas kësaj kishe, Jezu Krishti iu shfaq themeluesit Sun Miung Mun dhe i kërkoi që të përfundonte vendosjen e Mbretërisë së Zotit në Tokë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor