Showbiz 20 Nëntor 2022

"Shkoj çdo ditë te varri, i flas për Gabrielin dhe veten", Thierry tregon si ka ndryshuar jeta e tij 1 vit pas vdekjes së Hueyda el Saied

Showbiz

Bashkëshorti i Hueyda el Saied, Thierry Grosjean, dhe djali i tyre, Gabriel, ishin të ftuar së fundmi në emisionin "S'e luan topi" ku kanë folur për jetën e tyre të re pas ndarjes nga jeta të artistes së njohur. Para se të niste Gabriel i kishte kërkuar të atit “të mos qante para shqiptarëve kur të përmendej emri i mamit” duke treguar kësisoj që pavarësisht se është ende fëmijë, ai përpiqet të jetë i fortë në këtë periudhë të vështirë.

Sakaq Thierry u shpreh se shkon çdo ditë te varri i Hueyda-s dhe i tregon çdo gjë, një lloj ditari me zë ku personazhet kryesore janë ai dhe djali i tyre.  “I shpjegoj Hueydës rezultatet e mira të Gabrielit në shkollë. Është si një takim ditor me Hueyda-n. I shpjegoj se çfarë kam bërë, ndonjëherë udhëtimet e mia të punës. Thjesht i flas për jetën time dhe të tij."

Pas disa ditësh është edhe përvjetori i parë i vdekjes së Hueyda-s, lidhur me të cilin ai u shpreh:  “Një pjesë e familjes do të vijnë më 23 nëntor për përvjetorin e vdekjes. Do jetë diçka private sepse unë e Gabrieli kemi nevojë të kalojmë disa kohë vetëm gjatë këtyre momenteve me Hueyda-n. Do të jemi vetëm ne, ndoshta gjatë ditës me shumë pak familjarë tanë në mënyrë që të kemi një ditë  paqësore”,-shtoi ai.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor