Showbiz
Shpesh shohim në rrjete sociale prindër që postojnë notat e fëmijëve, duke treguar me krenari se si kanë shkëlqyer në mësime. Nëse nuk jeni prind vetë me siguri mendoni se kjo është e tepërt. Kështu ka menduar edhe këngëtarja Vesa Luma e cila jeton prej vitesh në Zelandën e Re bashkë me partnerin e saj, Big Basta dhe djalin e tyre.
Lian është rritur, ka nisur dhe shkollën dhe mami Vesa është shumë krenare për të. Ajo ka ndarë një foto së fundmi të të birit ku shprehet e lumtur për njohuritë që po merr i biri.
“Gjithmonë i kam gjyku (padrejtësisht) prindërit që postonin libreza apo certifikata të fëmijëve…por nuk paska krenari ma të madhe kur fëmija ta shpërblen çdo sekondë kohën e sakrificën”, ka shkruar këngëtarja krahas fotos së të birit duke bërë detyrat.