Aktualitet 18 Nëntor 2022

Lista: Këto janë universitetet më të vlerësuara në botë

Aktualitet

Në vitin 2023, 36 nga 100 universitetet më të mira globale do të jenë në Evropë. Kjo është një rritje e konsiderueshme nga 28 universitete që nga publikimi i raportit të “Times Higher Education Rankings World University 2011”. Por, kjo nuk është performanca më e mirë në 13 vitet e fundit, pasi vendet evropiane kishin 42 universitete në listën e Top 100 Global në vitin 2016, shkruan Euronews/com.

Përveç tri universiteteve britanike, përkatësisht Universitetit të Oksfordit, Universitetit të Kembrixhit dhe Kolegjit Imperial të Londrës (ICL), vetëm ETH Zurich i Zvicrës është renditur në Top 10 në 13 vitet e fundit.

Katër prej tyre janë në Evropë, ndërsa nëntë të tjerat janë në SHBA.

Universiteti i Oksfordit dominon në renditje

Universiteti i Oksfordit u emërua universiteti më i mirë në botë për të shtatin vit radhazi në renditjen e “2023 Times Higher Education”.

Universiteti i Kembrixhit ishte gjithashtu në Top 10 për të gjithë atë periudhë kohore, ndërsa ICL arriti të qëndrojë në listë për 11 vjet. ETH Zurich i Zvicrës u rendit i nënti në 2016 dhe 2017, dhe i dhjeti në 2018.

Ndër institucionet amerikane të përmendura në Top 10 në këtë periudhë ishin Universiteti i Harvardit, Universiteti i Stanfordit, Instituti i Teknologjisë i Masaçusetsit (MIT), Instituti i Teknologjisë i Kalifornisë, Universiteti Princeton, Universiteti i Kalifornisë Berkeley, Universiteti Yale, Universiteti i Çikagos, dhe Universiteti i Pensilvanisë.

Cilat universitete “po bëjnë mirë” në Evropë?

Në renditjen e Times 2023, 15 universitete evropiane u renditën në mesin e 50 institucioneve më të mira në botë dhe 36 ishin në 100-shen më të mirë.

Përveç Oksfordit, Kembrixhit, ICL dhe ETH Cyrihut, këto përfshijnë: “University College London (22)”, “University of Edinburgh (29)”, “Technical University of Munich (30)”, “LMU Munich (33)”, “King’s College London (35)”, “London School of Economics and Political Science (37)”, “École Polytechnique Fédérale de Lausanne (41)”, “KU Leuven (42)”, “Heidelberg University (43)”, “Paris Sciences et Lettres – PSL Research University (47)”, si dhe “Karolinska Institute (49)”.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor