Kujdesi per fytyren 11 Tetor 2022

Çfarë të bëni ditën tjetër nëse ju ka zënë gjumi me makeup?

Kujdesi per fytyren

Nëse përdorni çdo ditë makeup mund t'ju ketë ndodhur që të paktën njëherë të keni harruar dhe të keni fjetur pa e larë fytyrën.

Por çfarë duhet të bëjmë një ditë më pas nëse na ka ndodhur kjo. Përveçse të pendoheni dhe të premtoni që nuk do e bëni më, duhet që të merrni masa, veçanërisht në mëngjes, kur e shihni lëkurën tuaj të dehidratuar, të bllokuar, zakonisht me shumë puçrra dhe qerpikët me rimel.

Ekziston një sekret, i cili praktikisht do të ndihmojë lëkurën tuaj në mënyrën më të mirë të mundshme:  Thyejeni një ampulë me vitaminë E në sasinë e kremit që do të aplikoni në lëkurën e fytyrës dhe përziejeni mirë.

Mos harroni, sigurisht, që kjo presupozon që ju të keni pastruar mirë lëkurën tuaj paraprakisht me scrub dhe locion.

Kjo do t'ju ndihmojë  të bëni ndryshime në mënyrën më të lehtë. Megjithatë, mos e përsërisni më të njëjtin gabim.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor