Reperi me origjinë shqiptare Sin Boy dhunohet live në TikTok
Reperi me origjinë shqiptare, Sin Boy, teksa po performonte “live” në profilin e tij TikTok është dhunuar në mënyr&e...
Ne të gjithë njohim dikë që mban anën e të gjithëve. Dikush që po përpiqet të jetë mik me të gjithë ata që takon, duke u bërë kështu i pabesueshëm.
Por ka një arsye pse përpjekja për të qenë miq me të gjithë të bën të dukesh si njeri fals. Kjo ndodh sepse një mik i të gjithëve nuk është mik i askujt.
Njerëzit kanë personalitete unike dhe kryesisht të ndryshme nga njëri-tjetri. Natyrisht, kjo do të thotë që ne do të na pëlqejnë disa njerëz dhe nuk do t'u pëlqejmë disa njerëzve të tjerë, sepse vlerat dhe interesat tona nuk mund të përputhen me të gjithë.
Pse një mik për të gjithë nuk është mik i askujt?
Eshtë e pamundur t'i pëlqesh të gjithëve në teori dhe praktikë pasi personaliteti i secilit është unik dhe kaq i ndryshëm. Kur të jeni të vërtetë dhe të sinqertë me veten dhe atë që përfaqësoni, atëherë do t'ju pëlqejnë disa njerëz dhe nuk do t'ju pëlqejnë disa njerëz. Ashtu si disa njerëz do t'ju duan dhe disa të tjerë do t'ju urrejnë.
Njerëzit gjithashtu janë mjaftueshëm të mençur për të kuptuar se një person po luan në të dyja "kahet" dhe do t;ju konsiderojnë një armik.
Citimi, "a friend for all is not a friend at all (një mik i të gjithëve s'është mik i askujt)" e ka origjinën dhe është popullarizuar nga filozofi i famshëm Aristoteli.Megjithatë, është e mundur që ajo të jetë thënë para tij, por thjesht të mos jetë shkruar.
Meqenëse njerëzit kanë personalitete të ndryshme, ne të gjithë tërhiqemi nga ata individë që posedojnë disa tipare që ne i konsiderojmë tërheqëse, që na ngjajnë me tonat, ndërsa gjejmë të tjerë që shfaqin disa tipare që ne na duken herë-herë të neveritshme, apo thjesht nuk i pëlqejmë. Kjo do të thotë që ne nuk mund të jemi miq me të gjithë ata që takojmë. Dhe nëse përpiqemi të jemi miq me të gjithë ata që takojmë, atëherë kjo do të thotë që ne jemi të pasinqertë dhe në thelb po gënjejmë disa prej tyre.
Ne të gjithë kemi vlerat tona individuale që i konsiderojmë të rëndësishme. Ne i renditim gjërat sipas rëndësisë bazuar në gjykimet e vlerave që bëjmë për gjithçka që po ndodh në jetën tonë.Logjikisht, kjo mund të nënkuptojë vetëm se njerëzit që shfaqin disa tipare dhe vlera që nuk përputhen me tonat, nuk do të ndjehen si të afërt. Ata padyshim nuk do të jenë miqtë tanë.
Kjo nuk është e keqe ose diçka për të cilën duhet të turpëroheni. Nuk ka arsye pse t'ju vijë keq për dëshirat tuaja.
Gjithashtu nëse jeni lodhur nga dikush që përpiqet të jetë mik me të gjithë ata që takon dhe ju duket i pasinqertë, atëherë thjesht mos i besoni më dhe mos i lejoni t'ju manipulojnë për përfitimet e tyre personale.
Mësoni të qëndroni besnik ndaj vetes. Sigurohuni që veprimet tuaja të përputhen me fjalët tuaja.
Mos u përpiqni të jeni miq me të gjithë ata që takoni pasi kjo është fjalë për fjalë e pamundur, dhe as e dëshirueshme.Nëse qëndroni besnik ndaj vetes dhe asaj që përfaqësoni, atëherë njerëzit e duhur do të vijnë, ndërsa njerëzit e gabuar do të largohen nga jeta juaj. Sigurisht, përpiquni gjithmonë të përmirësoni veten, pasi askush nuk është i përsosur.
Reperi me origjinë shqiptare, Sin Boy, teksa po performonte “live” në profilin e tij TikTok është dhunuar në mënyr&e...
Pas dasmës së Ilnisës dhe Meritonit, në shtëpinë e BBV3 do të martohet një tjetër çift. Dyshja simpatike R...
Dimitris Kokotas, këngëtari i njohur 56 vjeçar ka pësuar një arrest kardiak pasditen e djeshme dhe tashmë ndodhet nën kuj...