Tendencat e fundit te modes 2 Tetor 2022

Tendencat e fundit të modës na i tregon më së miri Chiara Ferragni

Tendencat e fundit te modes

Java e Modës në Paris shquhet për paraqitjet mbresëlënëse të personazheve të famshëm. Si zakonisht, në kryeqytetin francez janë mbledhur personazhe nga çdo cep i globit, për të parë nga afër propozimet e stilistëve për sezonin Pranverë-Verë 2023. Në listën e të ftuarve dhe ambasadorëve të shtëpive luksoze, janë Kate Moss, Zoe Kravitz, Hailey Bieber dhe Maggie Gyllenhaal.

Sipërmarrësja dhe blogerja italiane, Chiara Ferragni, është gjithashtu prezente për të ndjekur shfaqjet dhe prezantimet e stilistëve të saj të preferuar. Me anë të disa postimeve të saj në Instagram, bukuroshja italiane na ka sjellë një sërë pamjesh që kombinojnë disa nga tendencat më stil të sezonit.

Programi filloi me Dior dhe Chiara u shfaq me një veshje goth total black. Lëkura dhe dantella ishin dy elementët kryesorë të look-ut të saj, të cilin e plotësoi me një smokey eye dhe një çantë Dior Saddle me një model barok. Ferragni si gjithmonë provokon me bluzat e saj trasparente.

Rikujtojmë se këngëtarja dhe aktorja amerikane, Cher, së fundmi ka mahnitur me paraqitjen e saj në Javën e Modës në Paris. 76-vjeçarja ka marrë pjesë në sfilatën e markës luksoze Balmain dhe në fund ka ecur në pasarelë me stilistin Olivier Rousteing dhe ka përshëndetur të pranishmit. Ajo kishte veshur një stilim nga Balmain që i theksonte format e saj trupore, me të cilën e kombinoi me taka të larta.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Chiara Ferragni ✨ (@chiaraferragni)

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor