Pjata kryesore 26 Shtator 2022

Qofte me kunguj jeshilë dhe qepë të njoma

Pjata kryesore

Kjo recetë u përgatit nga Kokopisha

Receta është e thjeshtë, përbërësit janë të shëndetshëm prandaj hidhuni një sy ose ruajeni për më vonë.

Përbërësit: 2 kunguj jeshilë të mëdhenj ose 3 të vegjël, 1 lugë çaji kripë, 1/2 gote me qepë të njoma të prera imët, 1-2 hudhra të shtypura, piper dhe rigon, 2 vezë, 1 gotë miell bajame dhe 1 lugë gjelle miell kokosi.

Përgatitja: Grijmë kungujt në rende te dhëmbëzat e mëdhaja. I shtrydhim pak me dorë dhe largojmë ujin që do të lëshojnë. (Nuk i shtrydhim plotësisht). Shtojmë qepët e prera imët dhe hudhrën dhe vezët. Në fund miellin e bajames dhe kokosit. I përziejmë dhe u japim formë me dorë dhe i skuqim ose i pjekim. Unë i preferoj të pjekura prandaj parangrohim furrën në 200⁰C dhe i pjekim për afërsisht 20 minuta. I shoqërojmë me kos ose salcë xaxiq sipas dëshirës. Ju bëftë mirë!

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor