Aktualitet 26 Shtator 2022

U arrestua për ryshfet, mjeku i Traumës pëson ishemi cerebrale dhe dërgohet me urgjencë në spital

Aktualitet

Fitim Marku, mjeku i Spitalit të Traumës që u arrestua pak ditë më parë, është dërguar me urgjencë në spita; pasi ka pësuar ishemi cerebrale në paraburgim. Sipas disa burimeve ai ndodhet në gjendje të rëndë për jetën dhe është dërguar në Spitalin e Traumës, në duart e kolegëve të tij, për ndërhyrje të menjëhershme.

Ishemia cerebrale është në një nga llojet më të mëdha të aksidenteve cerebrovaskulare që ekzistojnë, e cila karakterizohet nga shfaqja e një degjenerimi ose vdekje neuronale në tru që rrjedh nga ekzistenca e një lloj bllokimi në ndonjë prej enëve të gjakut që furnizojnë trurin.

“Nga hetimet e kryera deri më tani, rezultonte se këto shtetas, merrnin shuma të konsiderueshme parash nga pacientë të ndrydhëm për kryerjen e skanerave pranë Spitalit të Traumës në Tiranë”, njoftoi Prokuroria e Tiranës për arrestimet, ndërkohë që pati dhe reagime të shumta.

Mjeku Marku u arrestua në sallë pasi mori paratë nga “pacienti”, i cili në të vërtetë ishte agjent i infiltruar. Edhe vetë Spitali i Traumës kërkoi të mos njollosen bluzat e bardha, pasi kryejnë me përkushtim dhe korrektesë punën e tyre çdo ditë në shërbim të pacientëve./Burimi "NEWSBOMB"

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor