Aktualitet 25 Shtator 2022

Nga numri i fustaneve tek artistët do i vënë "flakën" mbrëmjes, ja ç'kemi zbuluar deri tani nga dasma e Armina Mevlanit

Aktualitet

Dita e madhe erdhi, 25 shtatori do të mbahet mend gjatë, si dita e Arminës dhe Shkëlzenit. Mes dritave vezulluese, natyrës që tëdhuron ndjesi të paqta, familjarëve dhe miqve, gjithçka bëhet mëshumë se magjike. Teksa ditët dhe netët e veçanta  janë për t’u ndarë dhe shijuar me njerëzit e zemrës, tingujt shoqërues janë të një rëndësie të madhe.

Në dasmën e Arminës dhe Shkëlzenit ka kaq shumë për të thënë, dhe më tepër për të mbetur pa fjalë. Mbrëmja nis me Marsela Çibukajn, zërin që bekon dashurinë, ndjesinë më hyjnore në botë. Alegrisë dhe festës i bashkohettreshja fantastike, Flori Mumajesi, Klajdi Haruni dhe Bruno, përt’i vënë “flakën” skenës. Vitore Matoshi sjell aromë tradite, e muzikës që nuk të lë në karrige.

Në tingujt e muzikës që tëshkund shpirtin, vjen një melodi e paqtë po aq sa e fuqishme ngazëri mahnitës i Eranda Libohovës. Nuk mbarojnë surprizat. Sonte nata është e Arminës dhe Shkëlzenit. Nusja ka mbërritur në dasmë me makinën “Lincoln” të viteve 60’. Ajo do të mbajë veshur tri fustane, nga Vivienne Westwood, Valdrin Sahitit dhe Festim Isufit.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor