Shembja e urës në Baltimore, nxirren nga uji trupat e pajetë të dy burrave; Vijon kërkimi
Pas kërkimit të forcave të shpëtimit në SHBA për njerëzit që ranë në ujë, për shkak të shembj...
Brenda harkut të pak viteve, këngëtarja e njohur Elhaida Dani ia doli mbanë që suksesin e arritur në skenën e "Top Fest" ta ngjiste në atë të "The Voice of Italy" ku u shpall fituese, për të përfaqësuar më pas Shqipëri në kompeticionin më të rëndësishëm në Evropë "Eurovision Song Contest". Por krahas rritjes profesionale, Elhaida ka pësuar shumë ndryshime edhe në pamjen e jashtme. Statura paska e kolme dhe kilogramët e tepërt i kanë lënë vend një trupi më elegant dhe flokëve të errëta.
Pa harruar të përmendim këtu që këngëtarja ka ndryshuar edhe stilin e të veshurit, duke guxuar pak më shumë me prerjet që i tregojnë linjat e reja seksi. Artistja e njohur është vazhdimisht aktive në rrjete sociale, ku ndan momente nga daljet në skenë dhe përditshmëria. Ajo zgjodhi të publikonte këtë foto, teksa ndodhet në Tiranë, e angazhuar këto kohë me sfidën e kërcimit në "Dancing With the Stars", pa e çuar nëpër mend që disa ndjekës do ta bullizonin dhe ofendonin për shkak të peshës dhe veshjes, për ta më e "zbuluar" se ç'duhet.
Si ju përgjigj Elhaida bullizmit online? Ashtu siç duhet të bëjë çdo vajzë që paragjykohet çdo ditë: "E para : unë thjesht hodha në trup një veshje që e kam blere dhe doja ta vishja para se të ikte vera… kujt ja mori mendja gjithë këto gjykime….
E dyta : unë njeri jam , do ndodhi që të marr ca kile e do ndodhi që t’i humbas. Derisa të kem shëndetin kilet le të shkojnë e të vijnë… Të diel të mbarë".
Pas kërkimit të forcave të shpëtimit në SHBA për njerëzit që ranë në ujë, për shkak të shembj...
Një pjesë e fermerëve teksa qëndrojnë në verandën e “Ferma VIP” kanë diskutuar për nominimet dh...
Luna Met'hasani, vajza e gazetarit Defrim Met'hasani ka fituar betejën me tumorin. Lajmin e mirë e ka dhënë vetë Luna, përmes nj...