Showbiz 25 Shtator 2022

"Krijesë e rrallë e kësaj toke", ky dedikim i Jonida Maliqit na "bindi" që babi është dashuria e çdo vajze

Showbiz

Në ndryshim nga disa personazhe të showbiz-it shqiptar që jetën private kanë zgjedhur ta mbajnë larg vëmendjes mediatike dhe rrjeteve sociale, Jonida Maliqi është treguar vazhdimisht e hapur për të ndarë gjërat e saj me publikun, madje edhe të prezantojë me ta prindërit. Mami Artën tanimë e njohin dhe e duan të gjithë, sidomos pas videove plot humor gjatë karantinës, por dita e djeshme i dedikohej të atit të artistes.

Ai ka festuar ditëlindjen dh Jonida, goca e babit, i ka dedikuar fjalët më fjalë emocionuese, duke treguar gjithë dashurinë dhe vlerësimin që ka për të dhe duke na zbuluar edhe njëherë marrëdhënien e veçantë që ka pasur që e vogël me të.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JONIDA MALIQI (@jonidamaliqi)

“Do më duheshin ditë e netë të tëra për të të shprehur me fjalë dashurinë, respektin dhe fatin e madh që kam një baba si ti. U bëfsh 100 vjeç o krijesë e rrallë e kësaj toke! Të dua aq shumë sa edhe e vogël kur të duhej të shkoje me shërbim unë nuk flija dot pa pulovrën që mbante era babush dhe jam më se e lumtur që këtë erë e ndjej sot e kësaj dite në shtëpi.“- shkruan Jonida në foton me prindërit.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor