Showbiz 24 Shtator 2022

"Dashuria është përgjigjja", detaji i veçantë i fusanit të nusërisë së Arminës

Showbiz

Armina Mevlani pritet t’i thotë “PO” partnerit të saj, Shkëlzen Berishës në një dasmë madhështore që do të mbahet ditën e nesërme. Teksa po merret me përgatitjet më të fundit, blogerja ka zbuluar një detaj nga velloja e saj. Ajo ka treguar një pjesë nga velloja, ku është qëndisur “Love is the answer’.

Armina është treguar shumë hermetike për dasmën e saj. Ajo ka zbuluar se zgjodhën ta mbajnë dasmën në shtator pasi vjeshta është një stinë që e pëlqejnë të dy. Moderatorja e njohur ka zgjedhur 3 fustane për ditën e veçantë, njëri prej të cilëve është krijim i Vivienne Westwood enkas për të.

Ndërkohë për 2 fustanet e tjerë, Armina ia ka besuar stilistëve shqiptar. “Fustanet e shkreta kanë qenë që 2020. Njëri prej tyre është bërë nga një stiliste e imja e preferuar dhe është enkas për mua, nga Vivienne ëestëood. Tjetri është bërë nga një stilist shqiptar”, tha Mevlani.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor