Aktualitet 23 Shtator 2022

Aroma dhe shije tradicionale në zemër të Torinos, stenda shqiptare magjeps të gjithë në Terra Madre- Salone del Gusto

Aktualitet

Terra Madre, Salone del Gusto është organizimi më i madh ndërkombëtar dedikuar ushqimit të mirë, të pastër e të shëndetshëm. Është një spektakël në të cilin marrin pjesë më shumë se 3000 fshatarë, blegtorë, përfaqësues të popujve indigjenë, kuzhinierë dhe aktivistë të rinj të ardhur nga 150 vende të cilët i janë përgjigjur thirrjes #Regenraction.

Këtë vit festivali u organizua nga Slow Food, Zona e Piemontes, qyteti i Torinos dhe u fokusua te rëndësia e ushqimit si një mundësi shumë e mire rigjenerimi. Një rilindje dhe rigjenerim që kalon nga ushqimi, që në këtë kontekst trajtohet si motori I nisjes së një tranzicioni mjedisor, I domosdoshëm për rigjenerimin e mendimit shoqëror, që duhet të fillojë te praktikat bujqësore, sistemi i prodhimit dhe shpërndarjes, te stili i ushqyerjes, tradita e konsumit, në qytet apo dhe në zona më rurale.

Delegacioni nga Ballkani

Përfaqësia ballkanike në eventin më të madh ndërkombëtar të ushqimit të ngadaltë përbëhet nga rreth 130 persona. Sigurisht që çdo shtet do pasurojë eventin me njohuritë e pjesëmarrësve,  për aktivitetet edukative dhe seminaret e ndryshme që do të zhvillohet gjatë eventit. Mali i Zi është vendi më i përfaqësuar me 30 delegatë, i ndjekur nga Shqipëria me 21, Bullgaria 18, Maqedonia e Veriut 15, Turqia, Bosnja, Rumania, Kroacia, Greqia, Kosova dhe Serbia nga 3. Rrjeti Slow Food Shqipëria në hyrje të stendës ka një mulli guri si simbol i lashtë i përpunimit të drithërave si gruri, elbi, tërshëra dhe si artifakt i aktiviteteve bujqësore dhe blegtorale që bashkësitë tona rurale kanë  mjeshtëruar me shekuj.

Many Hands Of Albania – Stenda shqiptare

Dita më e rëndësishme për Shqipërinë ka qenë e marta, dita e hapjes, gjatë së cilës shefi Altin Prenga nga agriturizmi “Mrizi i Zanave”, dhe drejtuesi i Aleancës së Kuzhinierëve prezantoi një pjatë simbolike të zonës së tij, petë me misër Zadrime shoqëruar me produktet e Arkës së Shijes shqiptare. Realitete të agriturizmeve si “Mrizi i Zanave”, restorante si “Antigonea”, agro-përpunues si “Luga e Argjendtë”, Slow Foood Youth movement Malësi e  Madhe, Slow Food Përmet, Elbasan, Gjirokastër, Fishtë etj, janë shembujt se si komunitetet e ushqimit, mundet të sjellin ndyshime të dukshme e të matshme. Produkte si Mjalti i Bedunicës, Mishavina e Malësisë së Madhe, deri dje produkte të Arkës së Shijes Shqiptare, sot janë dhe produkte me origjinë të mbrojtur dhe sigurisht prezantimet dinjitoze shqiptare në këtë shfaqje ndërkombëtare.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Mrizi i Zanave Agroturizem (@mrizi_i_zanave)

Por, çfarë është Lëvizja SLOW FOOD?

Lëvizja Slow Food është si një lëvizje disidente dhe një reagim ndaj furisë që ka kapluar kulturën e shoqërive post-industriale dhe konceptit të ushqimit të shpejtë që standardizon shijen. Lëvizja Slow Food ndihmon konsumatorin që të bëhet i vetëdijshëm, gjithashtu duke qenë një ide eko- gastronomike ajo inkurajon të gjithë të rifitojnë kënaqësitë e tryezës me miqtë dhe familjen, duke e bërë të ngrënit një moment ndarjeje dhe zbulimi. Lëvizja e ngadaltë fton të gjithë të lidhen përsëri me traditat ose të eksplorojnë kultura të reja të kuzhinës duke pasur dhe një shqetësim mjedisor.

Aleanca e kuzhinierëve shqiptarë të ushqimit të ngadaltë është themeluar në vitin 2015 dhe anëtarët e saj kanë si qëllim të jenë mbrojtës të bio-diversitetit dhe thesareve gastronomike që tradita shqiptare zotëron.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor