Aktualitet 21 Shtator 2022

AKU ngre alarmin dhe u bën thirrje qytetarëve: Mos e konsumoni këtë produkt, kthejeni në dyqanet ku e keni blerë

Aktualitet

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar qytetarët për rrezik serioz në shëndet nga produkti Wudy me disa numra të caktuar lotësh dhe skadencash të cilat janë bashkangjitur në njoftim.

Sipas AKU, pas analizave të kryera në Itali në këtë produkt është konstatuar prania e Listeria monocytogenes STI55 që përbën risk serioz për shëndetin e njeriut.

“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit menjëherë pas njoftimit të ardhur nga RASFF po ndërmerr të gjitha masat nëpërmjet kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor për identifikimin, bllokimin dhe tërheqjen e produktit nga tregu.Kujdes konsumatorë! Mos i konsumoni këto produkte, kthejini pranë subjekteve ku i keni blerë”, thuhet në njoftimin e AKU.

Çfarë është listeria

Listerioza është një sëmundje që shkaktohet nga ngrënia e ushqimeve të pagatuara, të ngrira dhe të gatshme për t’u ngrënë, që janë kontaminuar me bakterin e quajtur Listeria monocytogenes, ose thjesht Listeria.

Tek të rriturit e shëndetshëm, Listeria mund të shkaktojë një sëmundje të ngjashme me gripin. Ajo mund të shkaktojë sëmundje të rënda tek të moshuarit, gratë shtatzëna dhe foshnjat e tyre të palindura, foshnjat e sapolindura dhe njerëzit me një sistem imunitar të dëmtuar ose të dobësuar.

Njoftimi i plotë nga AKU

Referuar njoftimit të ardhur nga sistemi RASSF (Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë) pas analizave laboratorike të kryera në Itali është konstatuar prani e Listeria monocytogenes STI55 duke përbërë risk me ndikim serioz për shëndetin e njeriut, në produktin Wudy me numra lotesh dhe data skadencash si më poshtë:

Emri i Produktit: WUDY 1KG MAXIPAC;
LOT: 1798614; Datë Skadence: 20/09/2022;
LOT: 1803199; Datë Skadence: 21/09/2022;
LOT: 1820077; Datë Skadence: 29/09/2022;
LOT: 1820665; Datë Skadence: 30/09/2022;
LOT: 1825669; Datë Skadence: 03/10/2022;
LOT: 1839979; Datë Skadence: 10/10/2022;
LOT: 1846239; Datë Skadence: 12/10/2022;
LOT: 1860349; Datë Skadence: 19/10/2022;
LOT: 1869650; Datë Skadence: 24/10/2022;
LOT: 1877305; Datë Skadence: 27/10/2022;
LOT: 1877867; Datë Skadence: 28/10/2022;
LOT: 1896612; Datë Skadence: 04/11/2022;
LOT: 1911738; Datë Skadence: 14/11/2022;
LOT: 1940129; Datë Skadence: 24/11/2022.
Emri i Produktit: WUDY 250GX15 EST;
LOT: 1798031; Datë Skadence: 19/09/2022;
LOT: 1810919; Datë Skadence: 27/09/2022;
LOT: 1830837; Datë Skadence: 05/10/2022;
LOT: 1843621; Datë Skadence: 11/10/2022;
LOT: 1857209; Datë Skadence: 17/10/2022;
LOT: 1883993; Datë Skadence: 31/10/2022;
LOT: 1900782; Datë Skadence: 08/11/2022;
LOT: 1911205; Datë Skadence: 12/11/2022;
LOT: 1945455; Datë Skadence: 26/11/2022;
LOT: 1947706; Datë Skadence: 29/11/2022.

Emri i Produktit: WUDY FORM.150GXEST;

LOT: 1798614; Datë Skadence: 20/09/2022;
LOT: 1817490; Datë Skadence: 28/09/2022;
LOT: 1830273; Datë Skadence: 04/10/2022;
LOT: 1839009; Datë Skadence: 07/10/2022;
LOT: 1852306; Datë Skadence: 14/10/2022;
LOT: 1873728; Datë Skadence: 26/10/2022;
LOT: 1888241; Datë Skadence: 02/11/2022;
LOT: 1852306; Datë Skadence: 14/10/2022;
LOT: 1906129; Datë Skadence: 10/11/2022;
LOT: 1929757; Datë Skadence: 22/11/2022;
LOT: 1947696; Datë Skadence: 29/11/2022.
Emri i Produktit: ËUDY GR.250 X EST.;
LOT: 1810361; Datë Skadence: 26/09/2022;
LOT: 1825669; Datë Skadence: 03/10/2022;
LOT: 1843621; Datë Skadence: 11/10/2022;
LOT: 1852807; Datë Skadence: 15/10/2022;
LOT: 1869109; Datë Skadence: 22/10/2022;
LOT: 1877305; Datë Skadence: 27/10/2022;
LOT: 1902500; Datë Skadence: 09/11/2022;
LOT: 1936492; Datë Skadence: 23/11/2022;
LOT: 1945455; Datë Skadence: 26/11/2022.
Emri i Produktit: ËUDY SNACK 100GX35;
LOT: 1952362; Datë Skadence: 20/11/2022.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit menjëherë pas njoftimit të ardhur nga RASFF po ndërmerr të gjitha masat nëpërmjet kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor për identifikimin, bllokimin dhe tërheqjen e produktit nga tregu.

Kujdes konsumatorë! Mos i konsumoni këto produkte, kthejini pranë subjekteve ku i keni blerë!

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor