Tendencat e fundit te modes 12 Shtator 2022

TENDENCAT E FUNDIT TË MODËS VJESHTË-DIMËR 2022

Tendencat e fundit te modes

Tendencat e fundit të modës për Back To School

Veshjet sportive po pozicionohen me forcë në botën e modës duke krijuar outfite me stile tejet unike, të cilat nuk surprizojnë aspak, por janë kthyer tashmë në tendencë.

Nuk është çudi të shohim kombinime të kostumeve me atlete casual, streçet me taka apo kostume sportive me pallto.

Ky trend nuk ka kaluar pa u vënë re nga firmat e mirëfillta të modës ndaj nuk është për t’u habiturqë Gucci, një nga markat më luksoze në veshje dhe aksesorë, të prezanonte në Javën e Modës në Milano këtë vit një koleksion në bashkëpunim me adidas, brandi ikonik i veshjeve sportive për të krijuar veshje me dizajne emblematike.

Nëfakt, duhet thënë se pasioni i viteve të fundit për modën sportive, përtej risive të imponuara nga firmat e mëdha të modës, ka një arsye shumë më të dukshme, që është komoditeti.

Shumë njerëz preferojnë një look të freskët, komod dhe praktik.

Ndjekësit më të flaktë të kësaj mode street style janë sigurisht adoleshentët, që janë edhe më të hapur ndaj kombinimeve të guximshme në outfit,të cilat më pas pranohen edhe nga më konservatorët e stilit.

Një prej brandeve të preferuara nga adoleshentë në qytetet më kozmopolite të botës është adidas, logoja e së cilës bashkon të rinj anë e mbanë globit me shije të ngjashme për sportin, jetën e shëndetshm edhe stilin sportiv duke krijuar një komunitet, i cili me kombinimet e jashtëzakonshme krijon tendencë.

Në fakt, gama e produkteve ështëaq e gjerë sa na duhet të vëmë në përdorim vetëm fantazinë tonë për të krijuar stilime nga më të paimagjinueshmet.

Meqë kemi përmendur adoleshentët dhe jemi në periudhën e fillimit të vitit të ri shkollor, i cili domodoshmërisht shoqërohet me një look të ri, po ju prezantojmë disa nga produktet adidas që janë trend këtë vjeshtë me tëcilat do shkëlqeni në çdo moment.

ATLETET ADIDAS FORUM

adidas Forum, atletet ikonike të stilit të basketbollit janë rikthyer gati për të ndryshuar lojën. Ato ruajnë detajet klasike të modelit fillestar ku bien në sy pjesa e sipërme prej lëkure tejet elegante dhesholla e ngritur e cila e çon stilin tuaj në tjetër nivel.

Ky kombinim i prekjes sportive me stilin klasik e ruan të pa prekur esencën e modelit orgjinal që u dha famën e sotme.

ATLETET ADIDAS SUPERSTAR

adidas SUPERSTAR, atletet më ikonike të të gjitha kohërave!  I kanë veshur legjendat e modës. Yjet e hip hopit u kanë dedikuar këngë. Të gjithëve u pëlqejnë. adidas Superstar paraqet të njëjtën siluetë klasike si silueta fillestare e viteve 70.

Dizajni i tyre është inspiruar nga stili i basketbollit dhe vjen në kohët moderne për t’i dhënë ritëm garderobës suaj.

Përsa i përket veshjeve, larmia e kostumeve, pantallonave dhe bluzave mundëson që gjithkush ta gjejë lehtë stilin e tij, nga modelet klasike deri ato më të veçantat. Në çfarëdo lloj rasti, outfiti juaj do të jetë gjithmonë modern dhe i lakmuar.

Nuk mund të harrojmë pa përmendur dhe aksesorin kryesor të kthimit në shkollë: ÇANTAT!

Asnjë outfit fillimviti shkollor nuk do të ishte i plotë pa këtë aksesor. adidas ofron një gamë të gjerë me stampimet dhe printet më stil të momentit.

Kemi edhe një SURPRIZË të vogël për ju: Janë të gjitha me 50% ulje!

Falë larmisë së gjerë të produkteve adidas, ju mund të krijoni kombinimet që dëshironi. Mjafton të përdorni fantazinë dhe të zgjidhni sipas preferencave tuaja.

Vizitoni dyqanet adidas dhe kompletoni outfitin tuaj me produktet më cilësore.

Emocionet e fillimit të shkollës marrin nuancat më të bukura me adidas!

#adidas_al

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor