Showbiz 10 Gusht 2022

“Si e kalove kaq lehtë?”, Delinda Disha flet për humbjen e binjakëve

Showbiz

Pak muaj më parë, aktorja e dashur për publikun Delinda Disha, ndau me ndjekësit lajmin e trishtë të humbjes së dy binjakëve të saj. Me anë të një postimi në “Instastory”, ajo tregoi për humbjen e binjakëve që do të sillte në jetë.

Së fundmi ajo po shijon në Egjipt pushimet me bashkëshortin dhe djalin e saj. Ajo ka zhvilluar një miniintervistë në Instagram me ndjekësit, ku u ka dhënë mundësinë t'i bëjnë gjtihë pyetjet për të cilat kanë kuriozitet.

Mes shumë pyetjeve një ndjekës e ka pyetur Delindën për humbjen e binjakëve të saj: “Si e kalove kaq lehtë situatën kur humbe bebushat? Duket sikur çdo gjë shkon shumë mirë”, – i shkruan ndjekësi. Aktorja ka rrëfyer se atë periudhë nuk e ka kaluar mirë. Ajo ka shtuar se dhimbja e humbjes së binjakëve është një dhimbje që jeton me të.

“Nuk e kam kaluar mirë fare vuajta shumë. Është dhimbje që jeton me mua. Ishin 2. Jeta vazhdon kam Dasantinin, Eldon, familjen time, motrat, shumë njerëz që kanë nevojë për mua dhe dashurinë që i fal unë”- ka shkruar aktorja.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor