Pjata kryesore 9 Gusht 2022

Kimë me vezë 

Pjata kryesore

Përbërësit: 400-700 g copa mishi vogla, 7 kokrra qepë, 4-5 thelpinj hudhër, 2-3 lugë gjelle salcë domate + 1 lugë gjelle ajvar speci, 1 lugë narden kumbulle , gjethe dafine, kripë, rigon, spec i kuq pluhur, piper, vaj ulliri dhe 4-5 vezë.

Përgatija: Kjo recetë përgatitet në zjarr të ulët pasi sasia e qepëve duhet të karamelizohet mirë. Presim qepët për së gjati imët dhe në një tigan të thellë me vaj ulliri i skuqim ngadalë me pak kripë dhe piper. Pasi qepët janë bërë si të shkrifëta, shtojmë mishin e grirë( ose copat e mishit) dhe i japim skuqje bashkë me qepët lehtë, më pas shtojmë hudhrat dhe gjithë erëzat.

Pasi janë skuqur mirë së bashku shtojmë salcën e domates dhe ajvarin nëse dëshironi. E trazojmë mirë, shtojmë pak kripë dhe pak ujë. Dhe e lemë për 5 minuta aq sa formohen bulëza. Kontrollojmë mëse kripa ëahtë fiks dhe më pas gjellën e hedhim tavë normale , tava të vogla ose në tigan nëse e keni furre. E mbulojmë sipër me letër alumin tavat ose me kapak tiganin dhe i vendosim furrë 180 C për 30 min. Nga fundi hapim gropat në gjellë dhe hedhim vezët dhe i mbulojmë me kapak dhe i lejmë 10-15 minuta varësi sa të pjekur e doni vezën! Ju bëftë mirë!

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor