Ushqimi i ekuilibruar 9 Gusht 2022

Vetitë kuruese që kanë gjethet e ullirit, ja si t'i përgatisni

Ushqimi i ekuilibruar

Ulliri është një nga bimët që njihet për përfitimet e shumta në shëndetin e njeriut. Por nëse nuk e dinit, edhe gjethet e tij përmbajnë substanca të cilat kanë këto veti:

Ndalojën shumimin e viruseve në qelizat e shëndetshme të organizmit të njeriut, virusin e gripit, ftohjes, meningjitit, pneumonisë, madje edhe atë të HIV AIDS.

1.Luftojnë ftohjet

2.Luftojnë kandidën

3.Përmirësojne infeksionet e veshit, dhëmbëve dhe ato urinare

4.Luftojne mikrobet kërcënuese për shëndetin

Si ta përgatisni çajin me gjethet e ullirit:

Këpusni në orët e para të mëngjesit degët e freskëta të ullirit, i cili duhet të jetë i pa spërkatur.
I thani në furrë për 3 orë në 60 gradë. Preferohet tharja në furrë sepse tharja natyrale merr shumë kohë dhe mund të oksidohen polifenolët e çmuara.
Pasi është tharë, e thërrmoni dhe e vendosni për çdo kupë nga 2 lugë çaji gjethe.
I hidhni ujë të valuar dhe e lini 5-10 minuta.
Mund ta kombinoni me pak çaj mali për aromë. E konsumoni 3-4 herë në ditë me mjaltë dhe pak limon të shtrydhur.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor