Showbiz 9 Gusht 2022

Kate apo Meghan? Sipas britanikëve dukesha e veshur më bukur për vitin 2022 është...

Showbiz

Nëse mendoni se "lufta" për pushtet mes Kate Middleton zhvillohet vetëm brenda familjes mbretërore, gabohenni. Ajo përfshin edhe dimensione të tjera, si psh roli i tyre si influencuese në industrinë e modës.

Së fundmi "Tatler", revista prestigjioze e modës, ka kurorëzuar dukeshën e Cambridge si gruan e veshur më mirë për vitin 2022.  Ndërsa kunata e saj Meghan, e cila po ashtu ka dalluar shpesh për stilin, u rendit në vendin e tetë.

Sipas editorëve të modës të kësaj reviste, Kate përshtat gjithçka në mënyrë perfekte, duke përqafuar tendencat aktuale të pasarelave, me gjatësi të përshtatshme fustanesh dhe silueta klasike. Në vendin e dytë pas dukeshës renditej sipërmarrësja Vimbai Masiyiwa, e ndjekur nga aktivistja Freya Aspinall.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor