Showbiz 9 Gusht 2022

Ndahen Jennifer Lopez dhe Ben Affleck? Vendimi i papritur i çiftit pas muajit të mjaltit

Showbiz

Pas muajit të mjaltit, çifti Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kanë vendosur të kalojnë pak kohë të ndarë nga njëri-tjetri. Ata besojnë se ky vendim do t’i sjellë dobi martesës së tyre. Yjet me famë botërore mendojnë se kjo e bën dashurinë e tyre më të fortë.

Një person pranë këngëtares dhe aktores së famshme është shprehur për Hollywood Life se të dy janë të vetëdijshëm për kërkesat që ka karriera e tyre dhe mendojnë se të kaluarit kohë larg njëri-tjetrit do ta ndihmojnë marrëdhënien e tyre.

“Ata në fakt besojnë se kalimi i kohës larg njëri-tjetrit i bën më të fortë dhe është perfekte sepse kur janë të ndarë, ata fitojnë një shumë ekstreme parash. Është një situatë e favorshme”, - tha burimi duke shtuar se edhe pse janë larg, ata flasin shumë me njëri-tjetrin.

“Ata gjithmonë flasin, dërgojnë mesazhe, FaceTiming. Dhe koha që ata kalojnë larg njëri-tjetrit e bën ribashkimin përsëri shumë më të mirë. JLo i pëlqen fakti që ajo e di se burri i saj do të jetë aty për të pavarësisht se çfarë”, - shtoi burimi.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor