Showbiz 7 Gusht 2022

Blogerja shqiptare tregon si duket vërtetë trupi i një nëne pas lindjes

Showbiz

Ish-banorja e "Big Brother", Gerta Shino është kaq shumë e ndjekur në rrjete sociale. Së fundmi, ajo u bë nënë e një djali dhe tashmë ka nisur të publikojë foto në Instagram, duke treguar se si duket trupi i vërtetë i një gruaje që sapo është bërë nënë. Gjesti i saj është për t’u duartrokitur dhe ajo ka marrë komplimente të sinqerta. Shumica e komplimenteve vijnë pikërisht nga vajza dhe gra.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gerta Shino????☀️ (@gertashino)

Gerta jeton në Norvegji së bashku me partnerin e saj dhe vogëlushin e tyre. Më herët, në një intervistë, ajo ka folur për marrëdhënien e saj të dashurisë me Florentin.

Ish-banorja e “BB” ka theksuar se ajo dhe Florenti shkojnë shumë mirë bashkë dhe janë në harmoni gjithnjë me njëri tjetrin.

Ajo çfarë shfaqet në video është pak a shumë marrëdhënia që ne të dy kemi gjithë kohën. Jemi shumë në harmoni me njëri-tjetrin dhe zënkat ndodhin shumë rrallë, madje dhe në momentin që debatojmë për diçka, pas gjysmë ore e kemi harruar çfarë ka ndodhur dhe vazhdojmë gjërat tona normalisht.

Në fakt, jam unë ajo që jam pak më kritikuese ndaj vetes, siç jemi ne femrat në përgjithësi që gjithmonë do të nxjerrim ndonjë gjë që nuk na pëlqen. Ndërsa ai më thotë që jam shumë mirë dhe nuk kam nevojë të ndryshoj asgjë në veten time, madje më thotë: “Nëse ndryshon diçka, nuk do ishe më Gerta. Gerta që unë dua është kështu siç je tani, pa ndryshuar asgjë”. Jam me fat!/BURIMI "Icon Style"

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor