Showbiz 7 Gusht 2022

Nga fiksimi pas pastërtisë te pengu më i madh i jetës, Merita Halili na i tregoi të gjitha

Showbiz

Çifti shumë i dashur për publikun Merita Halili dhe Raif Hyseni ishin të ftuarit e kësaj të diele në emisionin “N’majë t’gjuhës”. Gjatë gjithë karrierës së tyre, ata kanë preferuar që intervistat të mos jenë edhe aq të shpeshta, por të lenë punën të flasë për ta. Mirëpo nuk i rezistuan ftesës së Xheraldina Vulës dhe me shumë sportivitet e të qeshura na zbuluan disa detaje nga jeta e tyre, karriera dhe raporti në çift të cilat nuk i kemi ditur më parë.

Teksa ka folur për fillimet e karrierës së saj dhe dashurinë për muzikën popullore, Merita na zbuloi një tjetër pasion të saj i cili i ka mbetur peng që nuk e ka provuar. Bëhet fjalë për aktrimin.

“Nëse nuk do të isha bërë këngëtare, do të doja të bëhesha aktore komedie. Miqtë dhe njerëzit e dashur që më njohiN, e dinë që kam shumë humor të lezetshëm. Kjo mund të kishte qenë një pjesë tjetër për mua në art”, u shpreh këngëtarja.

Merita është “e fiksuar” pas pastërtisë dhe për të gjitha punët e shtëpisë kujdeset personalisht. “Një grua e mirë e bën burrin dembel”-u shpreh ajo.

Dy fobitë e Meritës janë uji dhe lartësitë. Pesë vendet në botë të cilat Merita nuk do donte t’i vizitonte janë: India, Kina, Afrika, Siberia... Ndërsa vendin e pestë e plotësoi Raifi. “Nuk du me ja pa sytë kufirit të Merdanës”. Merdara është pikë kufitare mes dy shteteve Kosovë-Serbi.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor