Pjata kryesore 4 Gusht 2022

Shije greke në tryezë, karkaleca saganaki

Pjata kryesore

Kjo recetë u përgatit nga Nila Iljazi

PËRBËRËSIT: karkaleca rreth 500 g, 200 g djathë i bardhë, 2 qepë të thata, 2 thelpinj hudhër, salcë e trashë domatesh, domate të vogla, verë e bardhë, majdanoz, fara speci djegës, piper, rigon dhe spec i kuq.

PËRGATITJA: Në fillim skuqim qepën e prerë imët me vaj ulliri, shtojmë karkalecat dhe hudhrën. Pasi karkalecat të kenë marë ngjyrë I shuajmë me verë. Në këtë moment shtojmë domatet, më pas salcën dhe erëzat. Sapo salca të jetë trashur, copëtojmë djathin dhe shtojmë majdanozin. Tiganin e vendosim 5 minuta në furrë të parangrohur vetëm sa të shkrijë djathi.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor