Aktualitet 3 Gusht 2022

Identifikohen simptoma të reja të lisë së majmunëve, tregoni vëmendje ndaj këtyre shenjave

Aktualitet

Rastet e lisë së majmunit vazhdojnë të rriten globalisht, teksa ekspertët paralajmërojnë se janë identifikuar simptoma të reja të lëkurës. Shenjat tipike të sëmundjes zakonisht përfshijnë temperaturën, së bashku me ënjtjen e nyjeve limfatike.

Por një rishikim i ri i 185 rasteve të publikuar në British "Journal of Dermatology" ka zbuluar simptoma të reja. Në vend të skuqjes tipike të përhapur në rastet e kaluara, rastet e fundit priren të kenë shumë më pak lezione të lëkurës.

Lija e majmunit shpesh përshkruhet si shkaktar i pustula, lezione të mbushura me qelb, por në këtë shpërthim, simptoma kryesore e lëkurës është në fakt pseudo-pustula, pjrsë të bardha, të forta që duken si pustula, por që nuk përmbajnë qelb.

Kjo veçori është shumë e rrallë në sëmundje të tjera, kështu që është një shenjë shumë e qartë e lisë së majmunit. Asnjë nga pacientët e përfshirë në hulumtim nuk vdiq.

Oficerja e lartë e urgjencës në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Evropë, Catherine Smallëood tha: "Qëllimi ynë duhet të jetë ndërprerja e shpejtë e transmetimit në Evropë dhe ndalimi i këtij shpërthimi.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor