Aktualitet 30 Korrik 2022

Shifra të larta infektimesh dhe viktima, si paraqitet situata nga Covidi në 24 orët e fundit

Aktualitet

Vijon të jetë i lartë numri i të infektuarve me Covid në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit Ministria e Shëndetësisë ka raportuar 1019 qytetarë të infektuar nga 2260 testime të kryera.

Përditësimi i plotë

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2260 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1019 qytetarë, në këto bashki: 335 në Tiranë, 67 në Durrës, 57 në Lushnje, 56 në Sarandë, 48 në VLorë, 41 në Shkodër, 38 në Berat, 34 në Elbasan, 31 në Fier, 28 në Kamëz, 26 në Korçë, 20 në Divjakë, nga 16 qytetarë në Krujë, Himarë, 15 në Lezhë, 14 në Gjirokastër, 13 në Kuçovë, 11 në Pogradec, nga 10 qytetarë në Mallakastër, Gramsh, nga 9 qytetarë në Kurbin, Maliq, nga 8 qytetarë në Vorë, Dibër, Devoll, Skrapar, nga 7 qytetarë në Shijak, Tepelenë, Dimal, 6 në Kavajë, nga 5 qytetarë në Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Tropojë, Patos, Selenicë, Delvinë, 4 në Mirditë, nga 3 qytetarë në Rrogozhinë, Mat, Përmet, nga 2 qytetarë në Pukë, Fushë Arrëz, Kukës, Roskovec, Cerrrik, nga 1 qytetar në Has, Kolonjë, Belsh.

Janë 8,580 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 27 pacientë. Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me Sars-Cov2: një qytetare nga Tirana 70 vjeçe, një qytetar nga Korça 71 vjeç.
Janë shëruar 1159 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 299,258 që nga fillimi i epidemisë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor