Aktualitet 28 Korrik 2022

4iG forcon kompanitë ONE DHE ALBTELECOM në Shqipëri

Aktualitet

Përzgjidhet ekipi drejtues që do udhëheqë integrimin e dy kompanive

Pikat kryesore: 

Fillon procesi i bashkimit të One Telecommunications dhe ALBtelecom: 
4iG Plc. emëroi menaxhimin e përbashkët të kompanive.

Ekipi drejtues do të ketë në fokus kryesor procesin e integrimit të dy kompanive dhe do të drejtojë kompaninë e re, pas integrimit.
Emil Georgakiev, Drejtori i deritanishëm i One do të drejtojë të dy kompanitë. 
Irida Bonati emërohet zv. Drejtore Ekzekutive dhe Drejtoreshë e Burimeve Njerëzore.
Nën menaxhimin e ri, 4iG do të përmirësojë portofolin e produkteve, cilësinë e shërbimit, përvojën e klientit dhe efiçencën e kompanisë.
Kompania ka për synim të jetë lider në tregun e shërbimeve ICT në Shqipëri.

Bashkimi i One Telecommunications dhe ALBTelecom tashmë ka nisur. Aksioneri kryesor, 4iG International, ka emëruar Drejtor Ekzekutiv Emil Georgakiev dhe ekipin e ri që do të drejtojë njëkohësisht One Telecommunications dhe ALBtelecom në procesin e integrimit të dy kompanive. Bashkimi i departamenteve të ngjashëm si edhe unifikimi i grupeve të punës të të dyja kompanive do të jetë detyra kryesore e drejtorëve të sapo emëruar. 

Ekipi i ri menaxherial përbëhet nga drejtuesit ekzistues të kompanive. Irida Bonati emërohet zv. Drejtore Ekzekutive dhe Drejtoreshë e Burimeve Njerëzore. Në rolin e Drejtorit Ligjor, Rregullator dhe Përputhshmërisë është emëruar Ervin Shpori. Në pozicionin e Drejtorit Financiar Borislav Borisov; Drejtor i Teknologjisë Ilir Duka. Svetoslav Nanchev në pozicionin e Drejtorit të IT-së; Indrit Daci në pozicionin e Drejtorit Komercial për Biznesin; Athanasios Paraskevas në pozicionin e Drejtorit Komercial për Konsumatorët; Ornela Bego do të drejtojë departamentin e Marrëdhënieve të Korporatës dhe Komunikimit; Iris Pekmezi do të vazhdojë karrierën e saj si zv. Drejtore e 4iG për Ballkanin Perëndimor dhe Jonilda Filipi, në rolin e Drejtores së Komunikimit të 4iG për Ballkanin Perëndimor.

“Ne kemi shumë besim te profesionalizmi i ekipit të përbashkët menaxhues, të cilët kanë aftësitë për ta shndërrruar në sukses bashkimin e kompanive. Objektivi i drejtuesve të rinj është i qartë: pas bashkimit, ne synojmë të jemi lider në tregun shqiptar.” – theksoi Gellért Jászai. 

“Emërimi i tyre është një hap i rëndësishëm në transformimin e dy kompanive. Unë personalisht jam i sigurt se ky ekip do të sjellë sukses afatgjatë për kompaninë, edhe pas integrimit.” – shtoi Kryetari i Bordit në 4iG Plc.

Bashkimi i dy kompanive do të sjellë produkte dhe shërbime cilësore në 4P (rrjet i lëvizshëm, rrjet fiks, TV dhe internet). Punonjësit e One Telecommunications dhe ALBtelecom kanë përvojë dhe ekspertizë të gjerë, për këtë arsye 4iG International ka marrë vendimin të themelojë qendrën e Ballkanit Perëndimor në Tiranë, nga ku do të menaxhohet portofoli rajonal i grupit.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor