Showbiz 18 Korrik 2022

Humbi 10 kilogramë për 2 muaj, Rozana Radi zbulon sekretin e dobësimit

Showbiz

Nëse i keni hedhur një sy profilit në Instagram të Rozana Radit këto kohë, me siguri nuk mund të mos e keni vënë re ndryshimin e saj në pamjen e jashtme. Vajza çapkëne e showbizz-it shqiptar duket më elegante se kurrë, e sigurisht që merita i takon vendosmërisë së saj për të punuar fort me veten,

Rozi ka realizuar së fundmi, një intervistë virtuale me ndjekësit e saj ku edhe ka rrëfyer se tani peshon 10 kg më pak. 

U tunduat sapo patë shifrën e mësipërme dhe doni të dini sekretin e saj? Shumë e thjeshtë, vullnet dhe një stil jetese i shëndetshëm.

“Eliminova bukën, brumërat, ëmbëlsirat, të skuqurat. Mbylla darkën në orën 19:00 dhe alkoolin (por unë nuk jam alkooldashëse). Ndonjë gotë verë ose birrë tani në verë e pi në fundjavë”, ka treguar artistja.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor