Pjata kryesore 11 Korrik 2022

Shakshuka, ose fërgesa arabe me domate dhe speca

Pjata kryesore

Shakshuka është një pjatë tradicionale e Afrikes së veriut.
Ka mënyra të ndryshme të përgatitjes, por Chocolatier e ka përgatitur me qiqra.

Përberësit: 4 speca të kuq,4 domate, 1 qepë, 3 vezë, 100 g qiqra të ziera, majdanoz, 1 gotë me ujë, kripë, piper i zi, piper i kuq,  spec i vogël djegës dhe vaj ulliri.

Përgatitja: Si fillim pasi i kemi pastruar të gjitha perimet, i presim në copëza të vogla. Skuqim qepën,specat dhe në fund domatet. Shtojmë qiqrat e ziera bashkë me të gjitha erëzat e tjera. Hedhim gotën e ujit dhe e lëmë derisa te trashet lëngu.Shtojme vezët mbi të dhe në fund majdanozin. Këte recetë mund ta shoqërojmë me djathë të bardhë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor