Kujdesi per fytyren 6 Korrik 2022

E kemi të gjithë në shtëpi, por e dini që soda e bukës mund të zgjidhë këto 2 probleme të lëkurës

Kujdesi per fytyren

Në kuzhinën e gjithësecilit prej nesh fshihen produkte të vogla, por që bëjnë mrekullira të mëdha. Një prej syresh është edhe soda e bukës. Ndoshta nuk e dini, por përdorimi i saj shkon përtej ëmbëlsirës së mamasë apo kulaçit të gjyshes. Në këtë artikull do ju njohim me tre receta shumë të thjeshta me sodë buke që zëvendësojnë fare mirë trajtimet e shtrenjta estetike dhe përgatisin ashtu si duhet fytyrën dhe trupin për ardhjen e pranverës:

Funksionon si eksfoljant i shkëlqyer natyral

Një ndër gabimet më të shpeshta që bëjnë femrat është të vendosin sasi të konsiderueshme make up-i çdo ditë në fytyrë dhe të neglizhojnë larjen e saj, shpeshherë edhe me justifikimin se nuk kanë kohë ose përtojnë. Në të vërtetë pastrimi i përditshëm i fytyrës është një ndër hapat kryesorë e higjienës personale të gjithësecilit prej jush. Por, përpara se të procedoni me larjen me sapun apo xhel larës, ju duhet ta eksfoljoni atë. Gjatë eksfoljimit, hiqni të gjitha papastëritë e akumuluara në fytyrë dhe eleminoni qelizat e vdekura. Nëse keni lëkurë tejet të ndjeshme, ju rekomandojmë që të zëvendësoni kripën e trashë ose sheqerin kaf me sodë buke. Në një enë shtoni 2 lugë çaji me sodë buke, vaj ulliri dhe pak lëng limoni. Përzieni të gjithë përbërësit bashkë dhe masazhoni lëkurën e fytyrës me lëvizje rrethore.

Eleminon pikat e zeza

Përbërësit që ju duhen janë: ujë i filtruar, një peshqir sodë buke, pastë dhëmbësh dhe një furçë e vjetër dhëmbësh me qime të butë. Fillimisht vendosni peshqirin e lagur me ujë të ngrohtë në zonat ku keni më shumë pika të zeza, pasi ky proces ndihmon në hapjen e poreve të lëkurës. Më pas formoni një pastë homogjene me ujin e filtruar, sodën e bukës dhe pastën e dhëmbëve. Aplikojeni me mollëzat e gishtave në zonat ku keni probleme dhe më pas me furçën e dhëmbëve fërkoni zonën butësisht. Pasi e keni fërkuar zonën për 2 minuta lëreni dhe më 2 minuta të tjera në qetësi dhe fshini lëkurën me peshqir të lagur me ujë të ftohtë që të mbyllen poret më lehtësisht. Lëkura do të jetë e pastër që në aplikimin e parë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor