Showbiz 30 Qershor 2022

Cameron Diaz rikthehet me një film pas 8 vitesh mungesë: "Jam shumë në ankth"

Showbiz

Aktorja e famshme e komedisë Cameron Diaz do të rikthehet në kibema. Tetë vite pas tërheqjes së saj nga jeta publike ajtorja është gati të rikthehet me një film të ri. Një film me titullin e duhur për rastin: Kthim në veprim. Në krah të saj do të jetë një yll i madh filmi: Jamie Foxx. Të dy do të luajnë në filmin e ri të Netflix, i cili do të fillojë xhirimet deri në fund të vitit.

Rikthimi i madh i yllit u njoftua përmes rrjeteve sociale nga protagonistët e projektit të ri Netflix. "Unë dhe Cameron jemi kthyer në aksion," shkroi Jamie Foxx në Twitter, duke luajtur me këto fjalë për të kujtuar titullin e filmit. Më pas aktori ndau një skedar audio me pyetje-përgjigje mes dy kolegëve për rikthimin e yllit në skenë pas shumë vitesh mungesë.

"Jam në ankth"

Në skedarin audio, aktori e pyet kolegen se si ndihet ajo përpara eventit të madh, duke bërë të qartë se bashkë janë duke punuar për një projekt të ri. "Jam shumë në ankth," pranon ajo. Në fund të fundit, ajo ka bërë një pushim të gjatë nga kinematografia. Filmi i saj i fundit daton në vitin 2014. Më pas nuk e pamë më kurrë në ekranin e madh.
Për t'u përpjekur ta qetësojë atë, Jamie Foxx bën shaka se ai do ta bëjë atë të flasë me një ekspert të daljes në pension: Tom Brady. Kampioni i futbollit në fakt u tërhoq nga fusha në fillim të sezonit. Por ai e rimendoi dhe filloi sezonin e ri me Buccaneers.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor