Showbiz 29 Qershor 2022

Kourtney Kardashian e çon me urgjencë në spital, ja sëmundja e rëndë nga e cila vuan Travis Barker

Showbiz

Muzikanti i njohur, Travis Barker, është gjendje të rëndë shendetësore. Bashkëshortja e tij, Kourtney Kardashian, e ka shoqëruar me autoambulancë për në spital. Lajmin të ditur e bëri “TMZ”.

Disa orë para se të bëhej i ditur lajmi, Barker postoi një mesazh në Tëitter ku shkruhej: “Zot më shpëto”.

Ky problem i fundit shëndetësor i Travis Barkerit, vjen disa muaj pasi ai dhe Kourtney Kardashian e kurorëzuar lidhjen e tyre me martesë, me një ceremoni romantike në Portofino.

 Sipas një rrëfimi, bateristi i Blink-182 vuan nga nevralgjia trigeminale.

Çfarë është nevralgjia trigeminale?

Sipas Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar, nevralgjia trigeminale është një dhimbje e papritur dhe e fortë e fytyrës. Shpesh përshkruhet si dhimbje e mprehtë ose si goditje në nofull, dhëmbë ose mishrat e dhëmbëve.

“Zakonisht ndodh në sulme të shkurtra, të paparashikueshme që mund të zgjasin nga disa sekonda deri në rreth 2 minuta. Sulmet ndalojnë aq befas sa fillojnë.”

“Në shumicën e rasteve, nevralgjia trigeminale prek vetëm njërën anë të fytyrës, me dhimbje që zakonisht ndihet në pjesën e poshtme të fytyrës. Herë pas here dhimbja mund të prekë të dy anët e fytyrës, edhe pse jo zakonisht në të njëjtën kohë.”

Barker i rrëfeu Joe Rogan se kishte nevralgji trigeminale gjatë një interviste.

“Kam Neurolgjinë Trigeminale. A keni dëgjuar për të? Është më e keqja. Quhet sëmundja e vetëvrasjes.”

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor