Ish asistentja e paditi për ngacmim seksual, reagon Vin Diesel
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Modelja e famshme Gigi Hadid i ka habitur të gjithë me pamjen e saj në sfilatën e dizenjuesit Markc Jacobs. Meritën e të gjithë pamjes së saj e ka parukja, e cila është gjithnjë dhe më e pranishme në botën e bukurisë.
Në Nju Jork po mbahen sfilatat për koleksionet e vjeshtës 2022 për femra. Një nga të parët që ka shfaqur është Marc Jacobs, i cili për t'u ngjitur në skenë i bën gati të paidentifikueshme supermodelet më të famshme me pamjet futuriste Mohaëk në nuanca të errëta.
Në sfilatën me motrën e saj Bella, Gigi Hadid nuk njihet me flokët e saj ngjyrë të zezë dhe pjesët anash kokës të rruara totalisht. Look-u i flokëve i konceptuar për pistën e koleksionit të ri Marc Jacobs është një version ekstrem me flokë shumë të shkurtër dhe të lëmuar në një version të prerë si tas dhe tëmthat të prera zero.
Modeli i flokëve Mohawk është krijuar nga artisti i flokëve, Duffy, i cili krijoi një efekt futuristik duke kombinuar parukën e zezë, në të cilën flokët natyralë të modeles zhduken plotësisht.
Për ta bërë pamjen edhe më surreale, grimi luhet në mungesën e vetullave, të cilat zbardhen në një nuancë bionde platini.
Make-up me efekt special, i krijuar nga Diane Kendal dhe Noel Jacoboni, thekson volumin e ballit.Në sy, një rimel me perla në nuanca pjeshke dhe fildishi dhe një efekt i lehtë i tymosur i krijuar me një nuancë midis bronzit dhe ngjyrës vjollce. Ndërsa buzët lyhen me një rozë të lehtë natyrale.
View this post on Instagram
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...