Aktualitet 26 Qershor 2022

’’Qante shumë, nuk doja ta dëgjoja më’’, prindërit shpërthejnë në rrjete sociale pas aktit makabër të edukatores

Aktualitet

Një ngjarje e rëndë ka tronditur së fundmi opinionin publik francez, por edhe më gjerë. Një vogëlushe 11 muajshe, e identifikuar si Lisa Bertuletti, është vrarë në një çerdhe në Lion nga edukatorja e saj. 27-vjeçarja, e cila pasi pranoi krimin u arrestua me akuzën e vrasjes me vetëdije të një fëmije nën 15 vjeç, spërkati Lisa-n e vogël me acid, nga ai që përdoret për të zhbllokuar lavamanët dhe më pas e detyroi të gëlltiste lëndën e dëmshme kimike. Sipas shtypit vendas, edukatorja është shprehur se kreu aktin makabër pasi vajza e vogël qante shumë.

Tragjedia ndodhi të mërkurën e 22 qershorit brenda kopshtit "People & Baby", në Danton, Lion, rreth orës 8 të mëngjesit. Edhe pse u dërgua menjëherë në spitalin "Femme-Mère-Enfant", Lisa  fatkeqësisht humbi jetën nga djegiet e tmerrshme. Sipas Prokurorisë Publike të Lionit episode të keqtrajtimit të fëmijëve që qanin tashmë janë raportuar edhe më parë në të njëjtën strukturë. Sakaq, në rrjetet sociale prindërit janë shprehur që çerdhet dhe kopshtet të monitorohen me kamera dhe t’u jepet akses prindërve për t’i kontrolluar në kohë reale.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor