Showbiz 26 Qershor 2022

"Kisha frikë se do të merrnin hak te familja time", Irini Qirjako tregon të pathënat e karrierës gjatë komunizmit

Showbiz

Ajo është një nga këngëtaret më të njohura të muzikës popullore qytetare, një zë i pashtershëm i polifonisë labe e cila numëron mbi 40 vite në skenë, shtëpinë e saj të dytë. Mirëpo për mjeshtren e madhe Irini Qirjako, rrugëtimi artistik nuk ka qenë gjithmonë i lehtë. E ftuar në emisionin “Fol me mua” , Irini është shprehur se Greqia dhe Suedia i kishin propozuar oferta në kohën e komunizmit, por ajo nuk e braktisi Shqipërinë për shkak të frikës së “hakmarrjes” që sistemi diktatorial do të kryente ndaj familjes së saj. 

"Kënga për mua është gjithçka. Është jeta ime. Kam filluar të këndoj që 5 vjeç. Të gjithë komshinjtë më dëgjonin kur këndoja e vogël. Dëgjoja Vaçe Zelën në radio dhe frymëzohesha nga ajo. Të ardhmen time e ka planifikuar mësuesi im i fillores. Isha 6-7 vjeç dhe aty nis të këndoja në shkollë, gjatë orës së muzikës ndihesha sikur isha në qiellin e shtatë.

Më pas shkova në Festivalin e pionerëve në Sarandë, rreth 67-68’. Kishim orkestër profesionale dhe atëherë kishte seriozitet dhe profesionalizëm të madh. Më pas erdha në lice në Tiranë. Të gjithë mësuesit më thoshin që zëri im ishte për kanto. Po nuk e pate zërin është vështirë që të bëhesh këngëtar i mirë. Ajo që të jep natyra është e përjetshme, nëse bën ushtrime zëri ishte i përjetshëm. Pas shkollës bëra një vit stazh, 8 muaj ndejta dhe më pas erdha në Tiranë. Fillova punë në Pallatin e Kulturës në kryeqytet.

Dilnim gati dy herë në vit jashtë shtetit edhe në kohën e diktaturës. Edhe po të më shkonte mendja, unë kisha merakun e familjes prandaj nuk doja të arratisesha. Më kanë thënë që Irini ty donin të të “rrëmbenin”, kishin plan rrëmbimI për mirë në Greqi të më mbanin duke më ofruar kushte të mira, por kisha merakun e familjes. Tani ma tha këtë gjë një miku im para dy javësh në Sarandë. Nuk mund të këndoja diçka që doja unë të këndoja. Kam menduar një këngë polifonike greke.

Nuk më futën fare në konkurse sepse doja të konkurroja në gjuhën greke, po i them për herë të parë në televizion. Unë i doja këngët e nënës sime. Gazetarët e huaj në natën e fundit pyetën ku është ajo këngëtarja. Edhe kur më përkthente ai i sigurimit më thoshte Kujdes. Më thanë kemi menduar të të marrim me studime në Suedi për specializim. Ai i sigurimit zgurdullonte sytë më thoshte kujdes. Dhe më pas i thashë specializimi im më i mirë është këtu në Shqipëri pranë popullit tonë," tregon Irini.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor