Aktualitet 25 Qershor 2022

"Po shoh anën pozitive, të paktën kam dalë bukur" I ra të fikët gjatë garës, notarja përjashtohet nga FINA

Aktualitet

Federata Ndërkombëtare e Notit (FINA) nuk ka lejuar ekipin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të përfshijë në përbërje të tij Anita Alvarez në stërvitjen e tyre për finalen ekipore të garës së notit të sinkronizuar, e cila do të zhvillohet këtë të premte nga ora 16:00.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me trajnerin Andrea Fuentes në krye, kishin synimin ta futnin në këtë finale notaren, duke qenë se ajo u rikuperua plotësisht pas kolapsit që pësoi pas finales garës individuale. Por FINA ka qenë kundër dhe ka vendosur, që notarja në fjalë të përjashtohet nga konkurrimi.Analizat e saj kanë dalë mirë, por pavarësisht kësaj drejtuesit e skuadrës kanë marrë vendimin që ajo të mos marrë pjesë “për të qenë të sigurt”.
Në një intervistë për “El Pais”, ajo ka treguar edhe reagimin që ka pasur kur ka parë fotot, teksa i ra të fikët dhe përfundoi në fund të pishinës.

25-vjeçarja tha se ishte “shokuar”, por zgjodhi që të shihte anën pozitive të saj.

“Nuk e prisja që të publikoheshin, por ishin të bukura në një farë mënyrë dhe më pas ndryshova pikëpamjen time duke u përpjekur që të gjej anën pozitive të kësaj historie. Është e çuditshme që të shohësh vetën nën ujë dhe teksa shoh Andres që më zgjat dorën duke u përpjekur që të më shpëtojë si një superhero. (…) Tani mund t’i shikojë, rreziku ka kaluar”, tha ajo.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor